☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,571 ▼1.93%
DOW 51,832 ▼0.98%
NASDAQ 25,351 ▼3.19%
NAFTA 104.87 ▲2.81%
ARI 3,900 ▼3.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,205 ▼ -4.83% ETH $2,241 ▼ -4.63% XRP $1.2478 ▼ -3.7% SOL $94.5800 ▼ -6.87%
S&P 500 7,571 ▼1.93 % DOW 51,832 ▼0.98 % NASDAQ 25,351 ▼3.19 % NAFTA 104.87 ▲2.81 % ARI 3,900 ▼3.27 % S&P 500 7,571 ▼1.93 % DOW 51,832 ▼0.98 % NASDAQ 25,351 ▼3.19 % NAFTA 104.87 ▲2.81 % ARI 3,900 ▼3.27 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Serwer ngre alarmin për Gjykatën Speciale: Ka dështuar të japë drejtësi për Kosovën

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, ka reaguar sërish lidhur me Gjykatën Speciale, duke ngritur shqetësime serioze për funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai i referohet tani raportit paraprak të publikuar nga Avokati i Popullit i Kosovës për Dhomat e Specializuara, i përgatitur nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC).

Sipas Serwer, raporti ngre pikëpyetje serioze në disa fusha kyçe, përfshirë: lirimin e përkohshëm; të drejtën për një gjykatë kompetente, të pavarur dhe të paanshëm të themeluar me ligj; pranueshmërinë e provave, veçanërisht atyre të siguruara nga qeveria serbe; parimin e barazisë së armëve mes prokurorisë dhe mbrojtjes dhe parimin e ligjshmërisë.

Ai citon raportin, i cili vlerëson se ka zbuluar “shqetësime paraprake mjaft serioze për të kërkuar vëmendje dhe mjaftueshëm të dokumentuara për t’i rezistuar shpërfilljes.

Raporti, sipas tij, i referohet standardeve të Kushtetutës së Kosovës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut , duke paralajmëruar edhe për ndikimin e mundshëm në “arkitekturën ende të brishtë të paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Në fund, raporti rekomandon monitorim të pavarur të proceseve gjyqësore.

Serwer thekson se raporti nuk e thotë drejtpërdrejt se një gjykatë që i ka kushtuar bashkësisë ndërkombëtare qindra miliona euro ka dështuar të japë drejtësi që përmbush standardet që kërkojnë qytetarët e Kosovës.

“Ajo që nuk thuhet është se një gjykatë që i kushton bashkësisë ndërkombëtare disa qindra milionë euro nuk ka arritur të ofrojë drejtësi që përmbush standardet që kërkon populli i Kosovës. Zgjidhja për këtë është e paqartë për mua. Por dënimi dhe burgosja e mëtejshme nuk do ta përmirësojnë reputacionin e drejtësisë ndërkombëtare askund tjetër përveçse në Serbi”, ka shkruar Serwer.

Gjykata Speciale ka mohuar gjetjet e raportit të ekspertëve britanikë, duke thënë se janë bërë pasaktësi në paraqitjen e përmbajtjes së raportit.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) janë institucion gjyqësor i pavarur. As Avokati i Popullit i Kosovës, as Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit nuk kanë të drejtën e paraqitjes së parashtrimeve në Dhomat e Specializuara”, thuhej në reagim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.