Ekonomia

Sezoni turistik 2016- AKT: Rritet interesi i turisteve ruse për Shqipërinë

Shqipëria, vend i cili ndodhet në mes të Ballkanit, me pozitë dhe klime të mirë gjeografike, po tërheq vëmendjen gjithnjë e më shumë të turistëve të huaj edhe për këtë sezon të vitit 2016.

Burime nga Agjencia Kombetare e Turizmit shprehen se, për këtë sezon është pesë fishuar kërkesa për prenotime në brigjet shqiptare nga tregu turistëve rus, ndërsa ofertat dhe kërkesat turistike, po njohin një zhvillim intensiv.

Për t’ju përgjigjur kërkesave në rritje, AKT, po i kushton vëmendje promovimit të pasurive turistike shqiptare, ndërsa në kryefjalë të këtij promocioni është njohja e turistëve nëpër botë me vlerat e rralla të vendit tonë, ndër të paktat ende të paeksploruara në Europë, pjesë e cila është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm edhe të institucioneve shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button