🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,620 ▼ -1.51% ETH $2,214 ▼ -0.92% XRP $1.3296 ▼ -1.27% SOL $82.1700 ▼ -2.56%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Libri

Sfida e të krijuarit një personazh të gjinisë së kundërt

Albatros Rexhaj

Kur kam krijuar personazhin e Zonjës Z, sfida ime më e madhe ishte që të mos përshfaqja një personazh femër sipas konceptit tim se si duhet të mendojë një femër.

Arsyeja përse Zonja Z është një personazh intrigues, qëndron pikërisht te pavarësia e mendimit të saj. Ajo është tejet e pavarur nga mendimet e mia, mendon e vepron në botën e vet tërësisht femërore dhe jo në një botë “femërore” të dizajnuar sipas parapëlqimeve dhe dëshirave të mia si autor, por edhe si mashkull.

Kjo lloj sfide është edhe më e madhe kur një shkrimtare femër përpiqet të konceptojë dhe të sjellë në jetë një personazh mashkull.

Historia e letërsisë tregon se ka shumë pak shembuj të suksesshëm kur një shkrimtare femër ka arritur të realizojë personazhe të fuqishme mashkullore, që mendojnë, flasin dhe veprojnë si meshkuj të vërtetë dhe jo të kontrolluar nga autoret.

Mary Shelley, Jane Austen dhe Charlote Bront janë shembujt model të krijimit të personazheve meshkuj, por në letërsinë bashkëkohore nuk ka edhe aq shumë autore që të kenë arritur t’i çlirojnë personazhet e tyre meshkuj nga mënyra e tyre e të menduarit si shkrimtare. Në letërsinë shqipe, ky problem është edhe më i madh, për arsye se, mbase të ndikuar nga mënyra jonë e vrazhdë e të jetuarit, autoret femra kanë prirje që  personazhin mashkull ta veshin bardhë ose zi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.