roze

Sfilata në Manhattan, “Givenchy” kujton 11 shtatorin

Ka qënë një sfilatë ndryshe ajo e zhvilluar mbrëmjen e së premtes pranë One World Trade Center, që reflektonte në qiell dritën e saj blu .Një sërë personalitetesh të botës së spektaklit, ishin të pranishëm në shfaqjen e Givenchy në Manhatan, ku moda shërbeu si mënyrë për të kujtuar tragjedinë e 11 shtatorit.

Riccardo Tisci, drejtori krijues i shtëpisë së njohur të modës punoi me artisten Marina Abramovic për krijimin e një skene të pazakontë të përbërë nga blloqe muresh me metal të recikluar dhe copëza druri, ku të ftuarit ishin ulur mbi pirgje drure. Modelet mbanin kryesisht veshje bardhë e zi.

Givenchy zgjodhi të prezantojë koleksionin e tij gjatë javës së modës në Nju Jork, e jo në Paris, për të shënuar hapjen e dyqanit të tij të ri në qytet. Pjesë e audiencës ishte adhuruesja e tij, Kim Kardashian, e cila shfaqi linjat e rrumbullakosura për shkak të shtatëzanisë, në krah të bashkëshortit Keni Uest. Të pranishme ishin edhe aktorët Julia Roberts, Uma Turman, Kristina Rici, Margot Robie dhe këngëtarja Niki Minaj. Artista që ndihmoi në organizimin e shfaqjes, Marina Abramovic tha se mesazhi që përcillte shfaqja ishte, falja, gjithëpërfshirja, jeta e re shpresa dhe mbi të gjitha dashuria. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button