🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.11 ▲1.71%
ARI 3,913 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,038 ▼ -1.33% ETH $2,268 ▼ -0.99% XRP $1.2564 ▲ +0.39% SOL $92.2500 ▼ -2.17%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.11 ▲1.71 % ARI 3,913 ▼1.44 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.11 ▲1.71 % ARI 3,913 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Shasivari – Miller: Prioriteti ynë është interesi më i mirë i fëmijës, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot realizoi një takim pune me përfaqësuesen e UNICEF‑it, Lesli Miller, në të cilin u shqyrtuan çështje kyçe që lidhen me përmirësimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët.

Në takim u theksua se interesi më i mirë i fëmijës mbetet prioritet kryesor, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.

Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët dhe nevojës për forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të të gjithë subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijët.

Ligji i ri thekson nevojën për specializimin e profesionistëve që punojnë me fëmijë, prandaj është me rëndësi të veçantë vazhdimi i trajnimeve për profesionistët e drejtësisë për trajtimin dhe mbrojtjen e duhur të fëmijëve – viktima ose dëshmitarë të dhunës dhe krimit, si dhe për zbatimin e qasjeve të drejtësisë riparuese. Aktet nënligjore janë një hap tjetër i rëndësishëm në zbatimin praktik të Ligjit, sepse sigurojnë procedura të qarta, standarde dhe mjete për zbatimin konsekuent të parimeve të tij.

Çdo fëmijë ka nevojë për një sistem gjyqësor që i njeh nevojat e tij, i mbron të drejtat e tij dhe i mundëson qasje reale dhe të barabartë në drejtësi.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për përmirësimin e sistemit të drejtësisë për fëmijët dhe krijimin e kushteve institucionale në të cilat të drejtat e çdo fëmije do të respektohen dhe mbrohen plotësisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.