⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,678 ▲1.44%
DOW 53,019 ▲2.38%
NASDAQ 25,800 ▲1.69%
NAFTA 93.78 ▼2.4%
ARI 4,045 ▲2.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,188 ▲ +3.14% ETH $2,418 ▲ +5.1% XRP $1.3152 ▲ +2.68% SOL $96.2400 ▲ +2.58%
S&P 500 7,678 ▲1.44 % DOW 53,019 ▲2.38 % NASDAQ 25,800 ▲1.69 % NAFTA 93.78 ▼2.4 % ARI 4,045 ▲2.66 % S&P 500 7,678 ▲1.44 % DOW 53,019 ▲2.38 % NASDAQ 25,800 ▲1.69 % NAFTA 93.78 ▼2.4 % ARI 4,045 ▲2.66 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Shasivari-Osmani: Ligji për përdorimin e gjuhëve duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha institucionet

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kushtuar avancimit të bashkëpunimit institucional dhe zbatimit të vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

“U theksua se zbatimi i plotë i Ligjit përbën obligim ligjor dhe element thelbësor të sundimit të së drejtës, sigurisë juridike dhe qasjes së barabartë të qytetarëve ndaj institucioneve.

Ministri Shasivari konfirmoi përcaktimin e Ministrisë së Drejtësisë për forcimin e mekanizmave institucionalë që sigurojnë respektimin e dispozitave ligjore dhe garantimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve.

Drejtori Osmani theksoi se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ofron mbështetje profesionale dhe praktike për institucionet shtetërore në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, përmes udhëzimeve, rekomandimeve dhe ndihmës ekspertike. Agjencia kujdeset për avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, të cilën e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve, si e drejtë e garantuar me ligj.Në periudhën që vijon do të thellohet bashkëpunimi institucional, koordinimi dhe aktivitetet e përbashkëta që do të kontribuojnë në zbatimin më efikas dhe të vazhdueshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në të gjitha institucionet shtetërore”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.