Bota

SHBA – 154 viktima dhe mbi 10 000 të prekur nga COVID-19

SHBA i tejkaloi 10 000 rastet me COVID-19, ndërkohë që numri i të vdekurve arriti në 154, sipas një numërimi nga universiteti ”Johns Hopkins”.

SHBA janë tani vendi i gjashtë në renditjen e shifrave nga COVID-19, pas Kinës, Italisë, Iranit, Spanjës dhe Gjermanisë, e ndjekur nga Franca dhe Koreja e Jugut.

Në nivel global, ka më shumë se 220 000 raste dhe koronavirusi i ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 9 000 personave, sipas një llogaritjeje nga AFP.

Pasi u përhap për herë të parë në anën perëndimore të SHBA-së, veçanërisht në Uashington, që ka edhe numrin më të madh të vdekjeve, është shteti i Nju Jorkut që tani regjistron numrin më të madh të rasteve të konfirmuara, më shumë se 4 000.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button