☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.59 ▼0.17%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,617 ▼ -0.77% ETH $2,303 ▼ -0.97% XRP $1.2960 ▲ +0.42% SOL $99.5200 ▼ -1.75%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

SHBA, 27 milion dollarë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruan të martën në Prishtinë një Marrëveshje mbi “Grantin e Objektivave Zhvillimore”, përmes së cilës Shetet e Bashkuara do të investojnë 27 milionë dollarë në Kosovë.

Marrëveshja synon përmirësimin e sundimit të ligjit, qeverisjen e mirë, ritjen e investimeve dhe të punësimit. Të dy përfaqësuesit thanë se kjo marrëveshje dëshmon për partneritetin e vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për ndihmën amerikane ndaj Kosovës që nga paslufta, nëpërmjet misionit të USAID-it.

“Falë përkrahjes kemi arritur të shtojmë kapacitetet në fushën e sundimit të ligjit, të përmirësojmë qeverisjen dhe të mbajmë ritmin e zhvillimit pozitiv ekonomik”, tha presidenti Thaçi.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara që të ndihmojnë Kosovën në përballjen e saj me sfidat kryesore drejt të ardhmes evropiane. “Në kemi arritur shumë duke punuar së bashku dhe duhet të ruajmë përkushtimin në arritjen e qëllimeve që i kemi vënë vetes. Veçanërisht po ndihmojmë Kosovën që të ulë nivelin e korrupsionit në mënyrë që të largohen pengesat për zhvillim ekonomik dhe të inkurajohet besimi i qytetarëve në institucione demokratike” tha ambasadori Delawie.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte edhe administratorja e lartë e USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euroazi, Margot Ellis, e cila po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.