Bode: Shkaktarja kryesore e rënies së ekonomisë është qeveria
Partia Demokatike ia faturoi qeverisë përgjegjësinë për rënien e ekonomisë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.
Një ditë pas shifrave të Insitutit të Statistikave, i cili raportoi për rënie me 0.61 % të rritjes ekonomike për tremujorin e dytë të vitit 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ish ministri i Financave në qeverisjen e djathtë, deputet i PD-së, Ridvan Bode, deklaroi se të dhënat për treguesit ekonomik të tremujorit të dytë të këtij viti nuk kanë qënë të papritura dhe as të panjohura për qytetarët shqiptarë.
“Sado që Rama kërkon t’i fshehë sirtareve të zyrave, apo xhepave të qeveritarëve statisitkat, qytetarët e kanë lexuar dhe i dine, sepse ata shohin se si çdo ditë humbin vendet e punës, u rriten çmimet, u pakësohen të ardhurat, u shtohen taksat apo pasiguria për të nesermen”, u shpreh Bode
Ndër shkaqet e renditura nga z. Bode, që sipas tij, çuan në rënie të ekonomisë, ishin bllokimi dhe ulja e kreditimit nga bankat, ulja e investimeve me gati dy herë, apo vendosja e taksës progresive.
Atmosferen e krijuar nga politikat e qeverisë, Bode e konsideroi asfiksuese për ekonomine, biznesin, por edhe qytetarin.