Bota

SHBA – Biden nënshkruan projektligjin për martesat e së njëjtës gjini

Presidenti i SHBA Joe Biden nënshkroi ligjin që miraton martesat e së njëjtës gjini, në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoni ndodhej edhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, udhëheqësi i shumicës në Senat, Charles E. Schumer dhe çifti që ngriti padinë dhe që u bë shkas që një gjykatë në Masaçusets të legalizojë martesat e së njëjtës gjini në atë shtet.

Biden, në një fjalim, theksoi rëndësinë e veprimit të Kongresit për të shfuqizuar zyrtarisht Aktin e Mbrojtjes së Martesave dhe kodifikimin e njohjes federale të martesave të së njëjtës gjini.

Mbështetësit thanë se ligji do të ndihmonte pjesërisht nëse Gjykata e Lartë rrëzonte një vendim të vitit 2015 që legalizonte martesat e së njëjtës gjini në mbarë vendin.

“Dashuria është dashuri”, theksoi Biden.

Projektligji, i cili u miratua në të dy dhomat e Kongresit me mbështetje dypartiake, është një nga pjesët e fundit të legjislacionit kryesor që demokratët do të miratojnë përpara se t’ia dorëzojnë kontrollin e dhomës republikanëve në Kongresin e ardhshëm.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button