SHBA, demokratët fitojnë garën e Arizonës për Senatin
Gjithsesi, dy gara të tjera për Senatin mbeten të pazgjidhura. Një balotazh do të mbahet më vonë gjatë këtij muaji në Mississippi. Në Florida gjithashtu, rezultatet jozyrtare ishin brenda marzhit prej 0.5 për qind, ndaj dhe u urdhërua rinumërimi në respekt të plotë të ligjit.
Por, teksa shumica e votave janë numëruar tashmë, Sinema ka marrë kryesimin me 1.7 për qind të votave ndaj rivales së saj. Ajo bëhet kështu senatorja e parë femër e Arizonës. Sinema, 42 vjeç, foli më vonë për mbështetësit e saj në Phoenix, duke theksuar nevojën për të kuruar grindjet e hidhura politike që po përçajnë amerikanët.
Ajo i bëri nderimet e saj kujtimit të senatorit të ndjerë John McCain, i cili përfaqësonte Arizonën në Senat, duke thënë se ai kishte vendosur një shembull të shkëlqyer sesi duhet vendosur interesi kombëtar mbi interesat partiak.