SHBA – Demokratët nominojnë Hakeem Jeffries për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, afro-amerikani i parë në këtë post
UASHINGTON, 18 nëntor /ATSH-AFP/ – Demokratët amerikanë nominuan sot Hakeem Jeffries për kryetar të ardhshëm të Dhomës së Përfaqësuesve, duke e vendosur atë në rrugën drejt historisë si afro-amerikani i parë që do të mbajë këtë post.
Jeffries, 56 vjeç, i cili drejton demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 2022, u zgjodh në votimin e brendshëm të partisë pa pasur kundërshtarë të deklaruar, pavarësisht kundërshtimeve nga disa progresistë të sapozgjedhur.
Ai shënoi një hap të rëndësishëm drejt marrjes së postit pas fitores së gjerë të demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit.
Jeffries i duhet ende të fitojë votimin formal në Dhomën e Përfaqësuesve, që do të zhvillohet më 3 janar, kur demokratët do të marrin kontrollin e kësaj dhome për dy vitet e fundit të mandatit të presidentit Donald Trump.
Nëse zgjidhet, Jeffries do të bëhet kryetari i parë afro-amerikan në historinë e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.