Kronika

SHBA dhe Shqipëria, bashkë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

SHBA dhe Shqipëria do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Kjo u bë e ditur gjatë vizitës në Washington të Zv.ministres së Brendshme Romina Kuko. Zonja Kuko ka zhvilluar takime zyrtare në Byronë e Kundërterrorizmit, në Byronë e Çështjeve Europiane si dhe në Departamentin e Sigurisë së Brendshme (Homeland Security). Palët vlerësuan hapat e ndërmarra në fushën e hetimit të përbashkët si një dëshmi e bashkëpunimit konkret mes agjencive ligjzbatuese të të dy vendeve. Nga ana tjetër ranë dakord për intensifikimin e programeve të asistencës në sistemet teknologjike dhe burimet njerëzore në fushën e hetimit të përbashkët. Momenti i rëndësishëm i vizitës së zonjës Kuko kanë qenë edhe takimet në Institutin e SHBA për Paqe dhe në Qendrën e Hulumtimit Teknologjik, ku u diskutua rreth luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe u shkëmbyen përvojat specifike në lidhje me këto çështje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button