Politika
Betohet ambasadori Donald Lu: Shqipëria aleate e afërt dhe mike e SHBA

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvëndësojë Ambasadorin Alexandër A. Arvizu, u betua gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të SHBA.
Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Lu tha se, “Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin.
“Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit”, tha Ambasadori Lu.