☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,386 ▲0.27%
DOW 45,496 ▲0.73%
NASDAQ 20,940 ▼0.04%
NAFTA 103.73 ▲4.1%
ARI 4,569 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,403 ▲ +1.13% ETH $2,067 ▲ +3.21% XRP $1.3430 ▲ +1.08% SOL $84.1800 ▲ +2.53%
S&P 500 6,386 ▲0.27 % DOW 45,496 ▲0.73 % NASDAQ 20,940 ▼0.04 % NAFTA 103.73 ▲4.1 % ARI 4,569 ▲0.99 % S&P 500 6,386 ▲0.27 % DOW 45,496 ▲0.73 % NASDAQ 20,940 ▼0.04 % NAFTA 103.73 ▲4.1 % ARI 4,569 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Amerika

SHBA, hakerat kinezë hyjnë në të dhënat e mbi 4 milionë punonjësve të qeverisë

Agjencitë qeveritare amerikane janë goditur nga një sulm i madh kibernetik, ku hakerat kanë arritur të futen në sistemin e të dhënave të miliona punonjësve aktualë federalë, por edhe të larguarve nga puna.

Byroja Federale e Hetimeve tha se kishte nisur menjëherë një hetim për gjetjen e përgjegjësve të këtij sulmi masiv. Ndërkohë, hetuesit besojnë se përgjegjëse kryesore për këtë shkelje masive të sistemit të të dhënave federale është qeveria kineze, – ka thënë një zyrtar i zbatimit të ligjit për CNN.

Rasti është konfirmua të enjten nga Zyra e Menaxhimit të Personelit, e cila merret me hartimin e të dhënave të punonjësve të qeverisë federale.

Një zyrtar amerikan tha se hakerat kanë arritur të hyjnë në sistemin kompjuterik të Zyrës së Menaxhimit të Personelit, në të dhënat e ruajtura në departamentin e brendshëm, që është një qendër e përbashkët e shërbimit për agjencitë federale. Ai nuk komentoi më tej nëse janë prekur edhe të dhënat e agjencive të tjera.

“Në informacionin e ruajtur në bazat e të dhënave përfshihen detyra të punës për punonjësit, komente në lidhje me performancën dhe trajnimin e tyre”, thanë zyrtarët.

Në prillin e këtij viti, duke përdorur një sistem të ri të sigurisë kibernetike të njohur si “Einstein”, Zyra e Menaxhimit të Personelit zbuloi një tjetër ndërhyrje kibernetike, për të cilën FBI-ja tha se është duke e hetuar.

Ken Ammon, shefi i “Xceedium”, një kompanie e sigurisë kibernetike, paralajmëroi se të dhënat e hakuara mund të përdoren për shantazh ndaj punonjësve federalë, për të arritur në informacione të rëndësishme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.