☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 92.71 ▲2.53%
ARI 4,185 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,437 ▲ +0.36% ETH $2,683 ▲ +0.49% XRP $1.4843 ▼ -0.86% SOL $117.7800 ▼ -0.24%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.71 ▲2.53 % ARI 4,185 ▼0.04 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.71 ▲2.53 % ARI 4,185 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Hegseth emëron Musk në task-forcën për të ardhmen e luftës

UASHINGTON, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Miliarderi i teknologjisë Elon Musk pritet të marrë një rol drejtues në një projekt të ri të Pentagonit që do të shqyrtojë të ardhmen e luftës, njoftoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Duke folur para personelit ushtarak në bazën e Korpusit të Marinës amerikane në Quantico, Virxhinia, Hegseth tha se Musk dhe sipërmarrësi i teknologjisë së dronëve Palmer Luckey do të jenë ndër drejtuesit e nismës, të quajtur “Project Meridian”.

Pentagoni pret që projekti të paraqesë përfundimet e tij brenda 120 ditësh.

Sipas Hegseth, synimi është të shqyrtohet në mënyrë krijuese e ardhmja dhe të identifikohen fushat ku SHBA-ja duhet të arrijë epërsi, si dhe kapacitetet teknologjike që duhet të zotërojë.

Sekretari i Mbrojtjes foli gjithashtu për luftën autonome, që nënkupton përdorimin e sistemeve të armëve dhe inteligjencës artificiale (IA) që mund të funksionojnë dhe të kryejnë sulme pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.

“Duhet të shikojmë përpara drejt së ardhmes për të arritur epërsi teknologjike dhe ushtarake në fushëbetejë për dekadat e ardhshme”, tha Hegseth.

Ai njoftoi gjithashtu krijimin e një Komande të re me katër yje për Luftën Autonome, e cila do të synojë zgjerimin e përdorimit të sistemeve autonome dhe robotike në ushtrinë amerikane.

Debati i Pentagonit për armët autonome

Çështja e armëve autonome të fuqizuara nga IA është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të një konflikti mes Pentagonit dhe kompanisë amerikane të IA-së Anthropic.

“Anthropic” ka refuzuar të lejojë përdorimin e teknologjisë së saj për armë autonome ose mbikëqyrje masive të qytetarëve amerikanë, ndërsa Pentagoni ka këmbëngulur se duhet të ketë mundësi ta përdorë IA-në për çdo qëllim të ligjshëm.

Më pas, Pentagoni e klasifikoi kompaninë si rrezik për zinxhirin e furnizimit.

Musk është gjithashtu i përfshirë gjerësisht në fushën e IA-së dhe robotikës. SpaceX AI zhvillon sistemin Grok, ndërsa Tesla, kompania që ai drejton, po rrit prodhimin e robotëve humanoidë Optimus.

Deri në fund të majit 2025, Musk drejtoi Department of Government Efficiency (DOGE), programin për shkurtimin e kostove të krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump, përmes të cilit u ndërmorën shkurtime të konsiderueshme dhe u reduktuan vende pune në agjenci qeveritare.

Ndryshime të tjera në Pentagon

”Project Meridian” ishte një nga disa nismat e prezantuara nga Hegseth në fjalimin e tij.

Ai konfirmoi planet për të shkurtuar rreth 20% të pozicioneve të gjeneralëve dhe admiralëve.

Hegseth njoftoi gjithashtu një përpjekje për t’i bërë bazat kryesore ushtarake amerikane të afta të prodhojnë vetë energjinë elektrike, në rast ndërprerjesh të rrjeteve civile.

Sipas tij, Trump dëshiron gjithashtu të ndërtojë një bazë të re ushtarake në SHBA dhe u ka bërë thirrje shteteve amerikane të paraqiten si kandidate për ta pritur atë.

Baza do të mund të strehojë deri në 25 000 trupa./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.