SHBA: Jeff Zients shefi i ri i stafit të Bidenit në Shtëpinë e Bardhë
Jeff Zients, i cili drejtoi task-forcën e presidentit amerikan Joe Biden për Covid-19, pritet të emërohet shefi i ardhshëm i administratës i Shtëpisë së Bardhë, sipas BBC.
”Shefi aktual, Ron Klain do të japë dorëheqjen më 7 shkurt”, ka raportuar New York Times. Mediat amerikane raportuan se një njoftim pritej sot. Zients refuzoi të komentonte.
Roli konsiderohet të jetë një nga më të rëndësishmit në Shtëpinë e Bardhë.
Shefi i stafit është përgjegjës për drejtimin e agjendës së politikave të presidentit dhe punësimin e stafit.
Zients u vlerësua për punën e tij si koordinator i Covid-19, pasi ai drejtonte fushatën mbarëkombëtare të vaksinimit, por u përball me kritika se administrata nuk bëri mjaftueshëm për të rritur testimin.
Kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë vjen në një moment vendimtar për presidentin amerikan, pasi stafi i tij fillon të kthejë vëmendjen e tyre në një fushatë të mundshme rizgjedhjeje në 2024.