🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 83.90 ▲0.26%
ARI 3,596 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,990 ▲ +2.76% ETH $1,699 ▲ +2.92% XRP $0.9579 ▲ +3.78% SOL $71.2600 ▲ +4.67%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.90 ▲0.26 % ARI 3,596 ▲0.87 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.90 ▲0.26 % ARI 3,596 ▲0.87 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Kushner: Putini u zotua të mos përdorë armë bërthamore në Ukrainë

UASHINGTON, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin i ka siguruar negociatorët amerikanë se nuk ka ndërmend të përdorë armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës, sipas të dërguarit amerikan Jared Kushner.

“Ai ka rënë dakord të mos përdorë armë bërthamore, gjë që natyrisht është një çështje e madhe, dhe na ka siguruar se ky nuk është qëllimi i tij”, tha Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, në podkastin “MD Meets”, të drejtuar nga shefi ekzekutiv i Axel Springer, Mathias Dopfner.

Kushner tha gjithashtu se udhëheqësi rus ka treguar “përmbajtje” në këtë konflikt.

Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022, në SHBA dhe në vende të tjera perëndimore janë shfaqur vazhdimisht shqetësime se Putini mund t’u drejtohet armëve bërthamore taktike.

Këto shqetësime janë ushqyer nga kërcënimet e përsëritura të zyrtarëve rusë dhe mediave shtetërore.

Kushner gjithashtu i hodhi poshtë akuzat se SHBA-ja ishte tepër afër Moskës.

“Ne nuk kemi ushtruar asnjë presion mbi presidentin Zelensky apo ukrainasit”, tha ai duke theksuar se Uashingtoni e sheh veten si ndërmjetës.

Ai shtoi se SHBA-ja ka qenë mbështetësja më e madhe financiare e Ukrainës gjatë luftës dhe vazhdon të ndajë informacione sekrete me Kievin.

Në të njëjtën kohë, Kushner akuzoi Ukrainën se ka minuar përparimin drejt një marrëveshjeje paqeje përmes një sulmi të pretenduar ndaj njërës prej rezidencave të Putinit.

“Ishte sulmi që ukrainasit kryen ndaj shtëpisë së Putinit në fund të dhjetorit, gjë që mendoj se e bëri atë të tërhiqej”, tha Kushner, duke iu referuar përpjekjeve për të hartuar një plan paqeje me Putinin.

Në fund të vitit të kaluar, Rusia pretendoi se Ukraina ishte përpjekur të sulmonte rezidencën e Putinit në Valdai me dronë.

Sipas Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), rezidenca nuk ishte objektivi i synuar./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.