Bota

SHBA, mbi 297 mijë të infektuar e mbi 8 mijë të vdekur

Të shtunën sipas universitetit “Johns Hopkins” u regjistruan 297,575 të prekur nga virusi dhe 8,098 të vdekur. Të premten u shënua dhe numri i madh i të vdekurve mbrenda një ditë, gjithsej 1423. Në pothuajse gjithë vendin përjashtuar 8 shtete janë lëshuar urdhra që popullata të qëndrojë në shtëpi, këto masa prekin rreth 96 për qind të popullsisë amerikane.

Zona më e nxehtë në SHBA për sa i takon përhapjes së virusit vazhdon të jetë qyteti i Nju Jorkut me 1,867 të vdekur. Sipas të dhënave zyrtare numri i vdekjeve në rang shteti është trefishuar në tre ditët e fundit, në më shumë se 3 mijë. Situata nxiti guvernatorin e Nju Jorkut të marrë respiratorët nga sektori privat.

Zyrtarët thonë se megjithatë shkalla e atyre që shtrohen në spital është stabilizuar çka sugjeron se masat e forta për distancim social të vendosura një muaj më parë, kanë nisur të japim rezultat.

Pas Nju Jorkut, Nju Xhersi është shteti me numrin më të madh të të infektuarve. Qeveria federale i rekomandoi amerikanëve të mbajnë maska ose të përdorin mbulesa të tjera prej pëlhure në baza vullnetare për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Rekomandimi vjen nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Presidenti Trump shtoi se rekomandimet e reja nuk duhet të shihen si zëvendësim për masat e distancimit social, që konsiderohen kritike për ngadalësimin e epidemisë.

Në rang botëror virusi ka prekur 1.170.159 njerëz dhe ka shkaktuar 63,831 të vdekur. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se ky organizëm me 193 anëtarë do të marrë një vendim “muajin e ardhshëm” për të vendosur nëse do të shtyjë mbledhjen vjetore të udhëheqësve botërorë në Nju Jork, që mbahet në fund të shtatorit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button