☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.19 ▼1.19%
ARI 4,856 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,511 ▲ +0.19% ETH $2,332 ▼ -1.59% XRP $1.3620 ▼ -0.29% SOL $83.5800 ▼ -3.07%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.19 ▼1.19 % ARI 4,856 ▲0.13 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.19 ▼1.19 % ARI 4,856 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Bota

“SHBA nuk ma fali blerjen e armëve nga Rusia, e pagova shtrenjtë”

“Pagova me burg blerjen e armatimeve nga Rusia dhe këtë amerikanët nuk ma falin.

Pagova konfrontimet mes interesave ndërkombëtare në fushën e energjisë “– thotë ish-ministri grek i Mbrojtjes, Akis Xohaxopoulos në një intervistë për gazetarin Antonis Sroiter.

“Nuk ka asnjë konspiracion global apo ndërkombëtar, por veprime armiqësore kundër Greqisë.

As nuk kam lyer gishtin me mjaltë dhe as kam marrë rryshfet”– shton ish-ministri në intervistën që do të transmetohet të enjten në mbrëmje.

“Unë kurrë nuk e gjeta veten në një qeli të mirë, kam qenë në një qeli normale.

Shkova në burg për shkak se u përndoqa politikisht nga Jorgos Papandreu dhe Kostas Simitis.

Nuk kishte asnjë ankesë ndaj meje, nuk ka pasur lëvizje të parash dhe nuk është gjetur asnjë pagesë për mua, asgjë” -thekson Xohaxopulos.

Akis Xohaxopulos, u dënua me 20 vjet burg për korrupsion në shitblerjen e armëve në kohën kur ishte në detyrë.

77 vjeçari, dikur një ndër njerëzit kryesorë të PASOK siguroi 200 mijë euro që u kërkuan për lirimin me kusht dhe pretendimeve se kishte probleme me shendetin.

Një komision hetimor i ngritur në vitin 2011 nxorri në dritë fakte të shumta të përfshirjes së tij në afera të paligjshme në periudhën 1996-2001, kur ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes.

Ai u arrestua në vitin 2012.

Xohaxopulos u akuzua se ka përfituar rreth 8 milionë euro nga disa kompani fantazmë, para me të cilat bleu dy vila superluksoze.

Sipas organit të akuzës transaksioni i parave u krye nga banka “Morgan Stanley” drejt Zvicrës. Ish-ministri grek i Mbrojtjes akuzohej po ashtu edhe për deklarim të rremë të të ardhurave dhe fshehje të pasurisë.

Xohaxopulos ka shërbyer si deputet i PASOK-ut (Lëvizjes Socialiste Panhelenike) që prej vitit 1974 deri në 2007, duke qenë i pranishëm në të gjitha kabinetet qeveritare.

Në vitin 1995 ishte në postin e zv/kryeministrit, ndërsa një vit më vonë kandidoi për postin e kryeministrit pas dorëheqjes për arsye shëndetësore të Andrea Papandreut.

http://www.protothema.gr/politics/article/694484/tsohatzopoulos-plirosa-…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.