☁️
Tiranë 16°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,774 ▼0.12%
DOW 47,776 ▼0.28%
NASDAQ 22,607 ▼0.13%
NAFTA 102.18 ▲8.23%
ARI 4,788 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,064 ▲ +0.07% ETH $2,175 ▼ -1.08% XRP $1.3317 ▼ -1.41% SOL $82.0400 ▼ -1.17%
S&P 500 6,774 ▼0.12 % DOW 47,776 ▼0.28 % NASDAQ 22,607 ▼0.13 % NAFTA 102.18 ▲8.23 % ARI 4,788 ▲0.23 % S&P 500 6,774 ▼0.12 % DOW 47,776 ▼0.28 % NASDAQ 22,607 ▼0.13 % NAFTA 102.18 ▲8.23 % ARI 4,788 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

SHBA – NYT: Trump ka përdorur metoda të dyshimta për shmangien nga tatimet

Kandidati republikan, Donald Trump ka përdorur metoda të dyshimta gjatë viteve ’90 për të shmangur deklarimin e qindra miliona dollarëve të ardhura të tatueshme dhe pakësuar derdhjet tek tatimet, njoftoi sot gazeta amerikane “New York Times”.

“Këto manovra tatimore, aktualisht të jashtëligjshme e kanë lejuar shmangien në masë të madhe për të paguar dhjetëra miliona dollarë të taksave federale mbi të ardhurat”, bëri të ditur e përditshmja amerikane.

Miliarderi disa herë radhazi është vënë në vështirësi gjatë fushatës se nuk kishte paguar taksat federale dhe për refuzimin për të publikuar të ardhurat, në kundërshtim me një tradite të respektuar nga të gjithë kandidatët e partive të mëdha në zgjedhjet presidenciale.

Sipas “New York Times” skema e kontestuar e shmangies nga organet tatimore është regjistruar në vitet 90, në një periudhë kur Donald Trump u angazhua në ndërtimin e kazinove duke marrë hua shuma të konsiderueshme nga investitorët.

Në mënyrë krejt të papritur, shumë prej këtyre bizneseve përjetuan vështirësi të mëdha financiare duke deklaruar falimentimin.

Në fillim të muajit tetor, “New York Times” kishte publikuar se Trump kishte deklaruar rreth një miliard dollarë humbje në 1995, duke i mundësuar në këtë mënyrë shmangien nga tatimi mbi të ardhurat për gati 20 vite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.