SHBA – Obama: Anulimi i programit DACA, një vendim mizor
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama e cilësoi mizor vendimin e administratës Trump për të kundërshtuar programin që u mundëson qindra mijëra të rinjve pa dokumente, të njohur nën emrin “Dreamers”, të studiojnë dhe të punojnë në SHBA.
“Bëhet fjalë për të rinj që janë rritur në Amerikë, fëmijë që studiojnë në shkollat tona, të rinjtë që fillojnë jetën e tyreprofesionale, të patriotëve që angazhohen të respektojnë flamurin tonë”, nënvizoi ai në një komunikatë duke mbrojtur këtë program të vendosur në vitin 2012, nëpërmjet dekretit.
DACA(Deferred Action for Childhood Arrivals), kundërshtuar dje nga Donald Trump, parashikonte mbrojtjen e fëmijëve të mbërritur në mënyrë të paligshme në SHBA me prindërit e tyre, pjesa më e madhe të ardhur nga Amerikan Latine.
“Të kërcënosh këta të rinj është një vendim mizor, sepse ata nuk kanë bërë asgjë të keqe. Është kundërproduktive, sepse ata dëshirojnë të krijojnë ndërmarrje, të punojnë në laboratoret tona, të angazhohen në ushtrinë tonë dhe më gjerësisht të jenë pjesë e këtij vendi që ne duam”, theksoi Obama, i cili ka qenë deri tani i heshtu që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.