🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,648 ▼1.41%
DOW 52,528 ▼0.62%
NASDAQ 26,109 ▼2.22%
NAFTA 98.88 ▲1.78%
ARI 4,067 ▼2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,634 ▼ -3% ETH $2,401 ▼ -3.14% XRP $1.3211 ▼ -3.71% SOL $104.3900 ▼ -2.65%
S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,528 ▼0.62 % NASDAQ 26,109 ▼2.22 % NAFTA 98.88 ▲1.78 % ARI 4,067 ▼2.01 % S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,528 ▼0.62 % NASDAQ 26,109 ▼2.22 % NAFTA 98.88 ▲1.78 % ARI 4,067 ▼2.01 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Pentagoni planifikon të blejë 850 avionë F-35

UASHINGTON, 22 tetor /ATSH-AA/ – Pentagoni ka ndërmarrë hapa për të blerë gjithsej 850 avionë luftarakë F-35 nga kompania Lockheed Martin gjatë 10 viteve të ardhshme, në atë që përbën angazhimin më afatgjatë mes përpjekjeve të fundit të administratës së Trumpit për t’i përgatitur furnizuesit për prodhim në kohë lufte, transmeton Anadolu.

Marrëveshja e re kornizë, e shpallur të enjten, përfshin 850 avionë F-35 Lightning II për ushtrinë amerikane, qindra të tjerë për klientë ndërkombëtarë si dhe pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera. Marrëveshja do të garantonte realizimin e planit të kompanisë së mbrojtjes për të prodhuar 156 avionë në vit gjatë viteve të ardhshme.

Departamenti i Mbrojtjes tha se Lockheed Martin ka rënë dakord të financojë me 7 miliardë dollarë investime nga burimet e veta për të mbështetur planin afatgjatë të prodhimit. Marrëveshja e shpallur sot përbën një hap drejt kontratës përfundimtare, e cila për t’u finalizuar do të kërkonte fonde prej dhjetëra miliardë dollarësh nga Kongresi.

Programi i avionëve luftarakë të padiktueshëm nga radarët është cilësuar tashmë si programi më i kushtueshëm i armatimeve në botë, me kosto të parashikuara prej 2 trilionë dollarësh gjatë gjithë ciklit jetësor, për blerjen, operimin dhe mirëmbajtjen e avionëve.

Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se angazhimet e qarta për blerje shumëvjeçare ndihmojnë në rritjen e efikasitetit të prokurimit të armatimeve. Furnizuesit e përfshirë në programet ushtarake shpesh ankohen se financimi i paqëndrueshëm nga Kongresi ua vështirëson planifikimin afatgjatë.

“Kjo marrëveshje kornizë shumëvjeçare forcon mënyrën se si mund të planifikojmë dhe të investojmë në programin F-35”, ka thënë Jim Taiclet, drejtor ekzekutiv i Lockheed Martin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.