SHBA: Plani i paqes për Lindjen e Mesme i hapur ndaj “ndryshimeve”
Craft ka mbrojtur propozimin e SHBA-ve gjatë një fjalimi të mbajtur në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u diskutua i ashtuquajturi “plani i paqes” të cilin e ka prezantuar Trump për zgjidhjen e problemit izraelito-palestinez.
Duke pretenduar se ky propozim është “një plan i shkëlqyer, realist dhe i zbatueshëm” për palestinezët, Craft tha se, “Ky plan nuk është ‘një plan që e thamë dhe do bëhet apo nëse të intereson‘. Gjithashtu ky plan nuk është i skalitur në gur. Përkundrazi është një propozim i hapur, një pikë fillimi për bisedimet dhe jo një vijë përfundimi”.
Ndërsa përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Danny Danon, ka theksuar se Palestina është insistuese lidhur ‘me një plan të vjetër që është i pasuksesshëm prej 70 vitesh‘ dhe se duhet t’i jepet një mundësi propozimit të Trumpit.
Më tej, Danon pretendoi se nuk do të mund të arrihet një përparim në çështjen e paqes përsa kohë që në detyrë është presidenti palestinez, Mahmoud Abbas.