☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,316 ▼ -0.08% ETH $2,059 ▲ +0.02% XRP $1.3001 ▼ -1.14% SOL $79.7800 ▼ -1.31%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kosova

SHBA “rrëzon” Kurtin: Nuk ndryshojmë pozicion për njohjen e ndërsjellë

Teksa komentonte të mërkurën propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë theksoi se  në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë duhet të përfshihet njohja e ndërsjellë.
Por nga DASH mbërrijnë sinjale se pozicioni i Washingtonit sa i takon njohjes reciproke mes dy vendeve, mbetet i pandryshuar.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, përmes së cilit synohet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”, u shpreh një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Njohja nuk përfshihet po kështu në planin franko-gjerman të pranuar si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia, ku në këmbim, parashikohen të drejta të barabarta për të dyja, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe një zgjidhje e vecantë për komunitetin serb në Kosovë.

Prishtina zyrtare vazhdon të insistojë tek njohja reciproke si mënyrë për arritjen e një ujdie finale gjithëpërfshirëse, ndërsa Beogradi kërkon zgjidhje kompromisi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.