☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,499 ▼0.14%
DOW 52,219 ▼0.01%
NASDAQ 25,691 ▼0.57%
NAFTA 86.48 ▲2.54%
ARI 4,135 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $65,932 ▼ -0.66% ETH $1,929 ▲ +0.38% XRP $1.1396 ▼ -0.67% SOL $77.8300 ▼ -0.15%
S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 86.48 ▲2.54 % ARI 4,135 ▲1.44 % S&P 500 7,499 ▼0.14 % DOW 52,219 ▼0.01 % NASDAQ 25,691 ▼0.57 % NAFTA 86.48 ▲2.54 % ARI 4,135 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – Senati miraton projektligjin për masa më të ashpra ndaj automjeteve kineze

– Komisioni i Tregtisë në Senatin amerikan miratoi sot projektligjin, që synon të forcojë ndalimin e hyrjes së prodhuesve kinezë të automjeteve në tregun amerikan, sipas “Reuters”.

Ligji mund të prekë edhe kompaninë gjermane Mercedes-Benz, duke rrezikuar shitjet e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i komisionit, senatori republikan nga Teksasi, Ted Cruz, paralajmëroi se një nga dispozitat e projektligjit, që ndalon kompanitë me më shumë se 15% pronësi nga subjekte kineze, mund të pengojë “Mercedes-Benz Group” të shesë makina në SHBA.

Arsyeja është se kompania ka rreth 20% investime pasive kineze.

Cruz tha se kjo pjesë e ligjit, kërkon ndryshime para se të hyjë në fuqi.

Ndërkohë, senatori republikan nga Ohio Bernie Moreno tha se Mercedes-Benz do të kishte kohë deri në vitin 2030, për t’u përshtatur me rregullat dhe mund të kërkonte përjashtime.

Cruz akuzoi “General Motors” se po mbështet këtë dispozitë për të larguar “Mercedes-Benz” nga tregu amerikan dhe për të rritur konkurrueshmërinë e markës së saj “Cadillac”.

Megjithatë, ai theksoi se SHBA-ja nuk do ta merrte kurrë në konsideratë ndalimin e shitjeve të “Mercedes-Benz”.

Projektligji, i propozuar nga Moreno dhe senatorja demokrate nga Michigan Elissa Slotkin, synon të kthejë në ligj, një rregull të vendosur nga administrata Biden, i cili në praktikë ndalon prodhuesit kinezë, të shesin automjete për pasagjerë në SHBA dhe vendos masa të tjera për të penguar hyrjen e Kinës në tregun amerikan të automjeteve të lehta.

“Po parandalojmë një shkatërrim total të bazës sonë industriale”, tha Moreno.

Zhvendosja e prodhimit

Moreno tha se “General Motors” planifikon të zhvendosë në SHBA, prodhimin e modelit kinez “Buick Envision” duke nisur nga viti 2028.

Ai shtoi se kompania “Ford Motor” ka rënë dakord të zhvendosë në SHBA prodhimin e disa modeleve “Lincoln” të prodhuara në Kinë.

Ai e cilësoi këtë si “një fitore të madhe”.

Muajin e kaluar, prodhuesi i makinave elektrike “Polestar Automotive” tha se administrata Trump po e detyronte të ndalonte shitjen e automjeteve në SHBA duke nisur nga viti model 2027.

Rregullat amerikane prekin edhe teknologji si Bluetooth, Wi-Fi, lidhjet celulare dhe disa sisteme satelitore, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare mbi mundësinë, që automjetet të mbledhin të dhëna sensitive për pronarët amerikanë. /

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.