Vau i Dejës, arrestohet 57-vjeçari për kultivim kanabisi dhe prodhim droge
Një 57-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, pas disa muajsh hetime për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet Ndue Nikaj, banues në Shkodër, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe në kultivimin e 78 bimëve narkotike.
Sipas Policisë, lënda narkotike dhe bimët janë zbuluar dhe sekuestruar më 12 tetor 2026, në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.