Bota

SHBA tërhiqet për armët, Trump: Heqim firmën nga traktati për trafikun e armëve

Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin mbështetjen traktatit të Kombeve të Bashkuara që rregullon tregtinë globale miliarda dollarëshe të armëve.

Në fjalën e mbajtur përpara shoqatës kombëtare të pushkëve NRA në Indianapolis, Presidenti amerikane tha se do ta hiqte statusin e vendit si firmëtar i këtij traktati që mbikëqyr armët konvencionale, përfshire ato të vogla, tanket e betejës, avionet luftarake e luftanijet.

“Administrata ime nuk do ta ratifikojë kurrë traktatin e armëve të OKB-se. Do  ta kthejmë firmën tone mbrapsht. Kombet e Bashkuara do të njoftohen shumë shpejt se Amerika po e refuzon këtë traktat.

“Nën administratën time,- shtoi Trump, -ne kurrë nuk do ta dorëzojmë sovranitetin amerikan, e nuk do t’i lejojmë burokratët e huaj të nëpërkëmbin amendamentin tonë të dytë. Shtetet e Bashkuara e nënshkruan traktatin në 2013-ën, në kohën e Barak Obamës, por nuk e ratifikuan asnjëherë. NRA-ja ka pretenduar me kohë se ai përbente një kërcenim për amendamentin e dytë të Kushtetutës amerikane, i cili përkrah të drejtën e armëmbajtjes. Lëvizja e Trump ka tërhequr mjaft kritika; për ligjvënësit demokrat Bob Menendez, ky është një tjetër vendim dritëshkurtër, që rrezikon sigurinë e Amerikës me premtime false, në një kohë kur amerikanët e kanë parë me dhimbje se çfarë ndodh kur armët të bien në duar të gabuara. Shtetet e Bashkuara janë eksportuesi numër një i armëve në botë, me shitje 58% më të larta se të Rusisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button