SHBA – Trump pret Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë për një darkë zyrtare
UASHINGTON, 24 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin kinez Xi Jinping.
Në qendër të takimit pritet të jenë marrëdhëniet tregtare dhe tensionet ekonomike mes SHBA-së dhe Kinës.
Në mbrëmje është planifikuar një darkë zyrtare shtetërore, ku Trump dhe Xi do të mbajnë fjalime.
Në darkë pritet të marrin pjesë edhe drejtues të kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë, mes tyre Elon Musk, drejtues i “Tesla”, Jeff Bezos, themelues i “Amazon”, Sundar Pichai, drejtues i “Google” dhe “Alphabet”, si dhe Tim Cook, drejtues i “Apple”.
Prania e drejtuesve të teknologjisë tregon se gara mes SHBA-së dhe Kinës për zhvillimin e inteligjencës artificiale, mund të jetë një nga temat kryesore të vizitës së Xi-së.
Xi mbërriti në Uashington dje në mbrëmje dhe do të qëndrojë në SHBA deri të premten.
Kjo është vizita e parë e Xi Jinping në SHBA që nga viti 2023.
Atëherë ai shkoi në Kaliforni për samitin ekonomik të APEC-ut dhe u takua me presidentin e atëhershëm amerikan, Joe Biden.
Trump e ftoi Xi-n në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij në Pekin në mes të majit. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.