🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,911 ▲ +0.94% ETH $2,710 ▲ +0.85% XRP $1.5388 ▼ -0.58% SOL $124.0600 ▲ +2.95%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump refuzon propozimin e Iranit për Hormuzin, Teherani pret përgjigjen zyrtare të SHBA-së

UASHINGTON/TEHERAN, 27 shtator /ATSH/- Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar propozimin e Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe për t’i dhënë fund luftimeve në rajon, raportoi “Reuters”.

Propozimi iranian, i paraqitur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dhe i përcjellë SHBA-së përmes ndërmjetësve nga Katari, parashikonte rihapjen e ngushticës brenda shtatë ditësh dhe rifillimin e negociatave më të gjera, përfshirë çështjen bërthamore.

Në këmbim, Irani kërkonte që SHBA-ja të lehtësonte presionin ushtarak, të hiqte bllokadën detare ndaj porteve iraniane, të lejonte lirimin e disa aseteve iraniane të ngrira dhe të lehtësonte sanksionet ndaj eksporteve të naftës.

Trump e ka refuzuar propozimin dhe tha se iranianët po kërkonin një marrëveshje për ta hapur Hormuzin “menjëherë”, sepse, sipas tij, ndodheshin nën presion.

Megjithatë, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha dje se Teherani kishte dëgjuar reagimin publik të Trump, por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare dhe përfundimtare të SHBA-së, përmes ndërmjetësve.

Sipas tij, Irani do të vendosë për hapat e mëtejshëm pasi të marrë këtë përgjigje.

Araghchi përsëriti se çdo hap për rihapjen e ngushticës mbetet i kushtëzuar nga plotësimi i kërkesave të Iranit, ndërsa tha se Teherani vazhdon të mbështesë një zgjidhje të negociuar.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët kryesore detare për transportin e naftës dhe gazit dhe konflikti në rajon ka shkaktuar ndërprerje të ndjeshme të qarkullimit të anijeve dhe të flukseve të energjisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.