☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,008 ▲ +0.58% ETH $2,269 ▲ +0.76% XRP $1.2522 ▲ +0.33% SOL $95.0600 ▼ -0.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Tërheqja e trupave amerikane nga Evropa varet nga marrëveshja për Groenlandën

UASHINGTON, 9 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur mundësinë e një reduktimi të mëtejshëm të pranisë ushtarake amerikane në Evropë, duke e lidhur çdo vendim me arritjen e një marrëveshjeje të mundshme për të ardhmen e Groenlandës.

“Nuk e kam marrë ende vendimin përfundimtar. Gjithçka do të varet nga Groenlanda”, tha presidenti Trump në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, kur u pyet nëse do të tërhiqte më shumë trupa amerikane nga Evropa.

Presidenti Trump shtoi se gjithçka do të varet nga fakti nëse ai do të arrijë atë që e quajti “një marrëveshje shumë të mirë për Groenlandën”, duke shtuar; “ndoshta do ta arrij.”

Pak pasi mbërriti në samitin e NATO-s në Ankara, Trump deklaroi gjithashtu se Groenlanda, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, “duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara”.

Më herët, një zyrtar i lartë amerikan kishte bërë të qartë se, sipas Uashingtonit, marrja nën kontroll e Groenlandës është mënyra e vetme për të përballuar rreziqet afatgjata të sigurisë që lidhen me ishullin.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e hodhi poshtë me vendosmëri këtë kërkesë.

Në fillim të këtij viti, Trump kishte kërcënuar hapur se do të merrte nën kontroll Groenlandën, duke tensionuar marrëdhëniet me Danimarkën, aleate e NATO-s, dhe duke ngritur dyshime mbi kohezionin e aleancës më të madhe ushtarake në botë, si edhe mbi besnikërinë e ndërsjellë mes anëtarëve të NATO-s.

Ai argumentoi se territori që i përket Danimarkës nuk do të ishte i sigurt përballë Rusisë dhe Kinës, duke pretenduar se kjo përbënte një problem për interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Më vonë, Trump u tërhoq nga kërcënimi për përdorimin e forcës ushtarake nëse do të ishte e nevojshme dhe hoqi dorë edhe nga paralajmërimi për vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane, në rast se ato nuk do të pranonin t’ia shisnin ishullin SHBA-së.

Megjithatë, ai vazhdoi të këmbëngulë në pretendimet e tij për Groenlandën. Qeveritë e Danimarkës dhe të Groenlandës kanë refuzuar vazhdimisht çdo ide për aneksimin e ishullit nga Shtetet e Bashkuara. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.