Shefi i NATO-s: Stërvitja ruse ka funksion mbrojtës
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se stërvitja madhore ushtarake ruse dhe bjelloruse e nisur të enjten nuk ka rrezik të drejtrpërdrejtë, por aleanca, sipas tij, vazhdon të mbetet vigjilente.
Manovra mban emrin “Zapad” ose “Perëndimi” e përmes saj, ushtarët, sipas Moskës, do të stërviten për konfliktet moderne.
“Trajnimi ka thjesht funksion mbrojtës dhe nuk drejtohet kundër ndonjë shteti apo grupi vendesh”, këmbëngulin zyrtarët rusë, por Perëndimi është i shqetësuar. Rusia këmbëngul se në eventin 7-ditor do të marrin pjesë 12 500 trupa, si dhe rreth 250 tanke e anije luftarake. Megjithatë, shtetet e Aleancës së Atlantikut Verior mendojnë se numri i ushtarëve të përfshirë në të vërtetë është shumë më i madh, e mund të mbërrijë deri në 100 000.
Niveli i pjesëmarrjes është mjaft i rëndësishëm, pasi nëse kalohet shifra e 13 000 ushtarëve në manovra, Rusia, sipas rregulloreve të OSBE-së, duhet të lejojë vëzhgues të huaj. Që nga aneksimi i Krimesë në janar 2014, nervozizmi në këtë rajon dhe tek fqinjët perëndimorë është shtuar. Në raste stërvitjesh të tilla, menjëherë merr jetë frika e luftës dhe shumë anëtarë të NATO-s dyshojnë se bëhet fjalë thjesht për një manovër mbrojtjeje.