☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,604 ▲0.32%
DOW 46,604 ▲0.21%
NASDAQ 21,976 ▲0.44%
NAFTA 112.41 ▲0.78%
ARI 4,684 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,607 ▲ +3.33% ETH $2,136 ▲ +3.6% XRP $1.3378 ▲ +2.83% SOL $81.5800 ▲ +2.03%
S&P 500 6,604 ▲0.32 % DOW 46,604 ▲0.21 % NASDAQ 21,976 ▲0.44 % NAFTA 112.41 ▲0.78 % ARI 4,684 ▲0.08 % S&P 500 6,604 ▲0.32 % DOW 46,604 ▲0.21 % NASDAQ 21,976 ▲0.44 % NAFTA 112.41 ▲0.78 % ARI 4,684 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Shefi i ri i EULEX Gabriele Meucci takon Jahjagen: Mandati im shënon fillim të ri

Gabriele-Meuci-EULEX-new-Head-of-Mission-meets-with-President-Jahjaga_-16Shefi i ri i Misionit EULEX Kosovë, Gabriele Meucci, sot, në takimin e tij të parë zyrtar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, u prit nga Presidententja Atifete Jahjaga.
EULEX në njoftimin e dërguar pak më parë bën të ditur se, Shefi i Misionit dhe Presidentja Jahjaga diskutuan për çështjet e interesit të përbashkët nga fusha e sundimit të ligjit, në veçanti për sfidat në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ata po ashtu diskutuan edhe rreth mandatit të ri të EULEX-it, duke e theksuar kalimin e misionit nga pozita e drejtuesit në atë të monitoruesit.
Në fjalimin e tij pas takimit, Meucci tha se, “pata takim të shkëlqyer me Presidenten. Ndaj me të shqetësimin e saj lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë dhe jam i përkushtuar që të bëjë çdo gjë që mundem në kuadër të mandatit dhe burimeve të mija për ta ndihmuar Kosovën në këtë sfidë”.
“Mandati im shënon fillim të ri, ku misioni më nuk punon për Kosovën, por me Kosovën, në çdo nivel të institucioneve të saj të sundimit të ligjit, gjithashtu në partneritet me homologët tanë nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian”, përfundoi Shefi i ri i Misionit EULEX Kosovë, Gabriele Meucci.
Në 10 tetor njoftohej se diplomati italian, Gabriele Meucci, është emëruar në postin e shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.