☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,776 ▲0.14%
DOW 51,951 ▼0.19%
NASDAQ 27,272 ▲0.55%
NAFTA 88.93 ▼3.72%
ARI 4,408 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,380 ▼ -0.24% ETH $2,754 ▼ -0.43% XRP $1.5838 ▲ +5.47% SOL $118.3300 ▲ +0.11%
S&P 500 7,776 ▲0.14 % DOW 51,951 ▼0.19 % NASDAQ 27,272 ▲0.55 % NAFTA 88.93 ▼3.72 % ARI 4,408 ▲0.56 % S&P 500 7,776 ▲0.14 % DOW 51,951 ▼0.19 % NASDAQ 27,272 ▲0.55 % NAFTA 88.93 ▼3.72 % ARI 4,408 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Opinion

Shefja e painformuar e shërbimit Informativ…

Nga Ylli Manjani

Nuk e njoh Vlora Hysenin. Por ç’nuk kam dëgjuar për të! Lloj-lloj teorish, konspiracionesh, legjendash urbane, analizash televizive dhe ekspertësh që dinë gjithçka për inteligjencën, përveç asaj se çfarë bën inteligjenca.

Di vetëm se është një shqiptare nga Kosova, e cila sipas lajmeve nuk i paskësh pasur punët fort mirë as atje. Po, sinqerisht, kjo është pjesa më pak interesante e historisë.

Në planin e spektaklit politik, gjetja e një emri nga Kosova dhe, për më tepër, një gruaje për ta katapultuar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit ishte një gjetje. Debati shpërtheu menjëherë. Kush është, nga vjen, pse ajo, pse jo një tjetër?

Kështu arrit objektivi. U fol për drejtoreshën, por askush nuk foli për SHISH-in.

Një institucion që teorikisht duhet të jetë syri dhe veshi i shtetit, u bë aq i padukshëm sa sot lind pyetja më serioze: A ekziston ende SHISH në funksion, apo ekziston vetëm godina?

Me se merret ky institucion?

Vazhdon të mburret se ka pajisje përgjimi? Vazhdon t’u japë zyra shërbimeve partnere? Apo ka ende burime të veta informative, njerëz në terren, analiza, kundërzbulim, inteligjencë strategjike?

Sepse, nga jashtë, duket sikur inteligjenca shqiptare është bërë një klub thashethemesh me vulë shtetërore.

Dikur SHISH ishte institucion që prodhonte mister. Sot prodhon vetëm heshtje. Dhe heshtja nuk është gjithmonë sekret shtetëror. Ndonjëherë është mungesë aktiviteti.

Çudia më e madhe është se askush nuk i bën më pyetje SHISH-it. Ligjin nuk ia prek njeri. Raportet mezi lexohen. Komisionet parlamentare e trajtojnë si një dosje që nuk hapet kurrë. Gjithmonë bëhet pak sherr për emërimin ose shkarkimin e drejtorit të radhës dhe pastaj… perde.

Çfarë ndodh brenda asaj drejtorie është ndoshta sekreti më i madh që ka zbuluar ndonjëherë SHISH-i: askush nuk e di.

Në këtë kuptim, drejtori i SHISH-it është ndoshta funksionari më i vetmuar i Republikës. Nuk ka elektorat, nuk ka tifozë, nuk ka protestues. Ka vetëm dekret emërimi dhe, kur vjen dita, dekret shkarkimi.

Edhe për drejtoreshën Vlorë kështu do të ndodhë. Dy ditë debat, tre studio televizive, katër “burime pranë hetimit” dhe, sapo të dalë emri i drejtorit të ri, dosja politike mbyllet.

Personalisht, më vjen keq për Vlorën si njeri që i është dashur të kryejë një detyrë pa asnjë tifoz. E vetmja femër drejtor që përfundon në ndjekje penale, kur burrat paraardhës e meritonin atë.

Për më tepër, të jesh nën hetim, të përballesh me akuzat dhe me gjithë peshën e një procesi penal nuk është aspak gjë e lehtë. Dhe disa prej pyetjeve që ngrihen publikisht duken të pazakonta. Për shembull: çfarë sekreti të lidhur me AKSHI-n duhet të dinte shefja e SHISH-it? Nuk është fusha klasike e detyrave funksionale të shërbimit sekret.

Por mbetet për tu sqaruar në vijim, ndoshta me zakonin e njohur, me gazetarët që do marrin lajme “në burim”…

Por humori i zi fillon diku tjetër.

Drejtoresha e shërbimit të fshehtë arrestohet… fshehtas.

Pra, njeriu që duhet të dijë çfarë ndodh në errësirë, nuk paska ditur çfarë po ndodhte pas shpinës së vet.

Imagjinoni skenën.

Shërbimi sekret paska mbajtur sekret… arrestimin e shefes së shërbimit sekret. Apo më keq akoma, SHISH s’ka ditur gjë?!

Drejtoresha duhet të ishte në zotërim të botës së fshehtë. Të nuhaste rrezikun para se të vinte. Të dinte se kush e ndjek, kush e vëzhgon dhe kush troket në derë.

Mirëpo nuk paska ditur gjë, ndaj nuk mbrojti dot as veten.

Lëre pastaj sigurinë e kombit.

Pothuajse shumicën e arrestimeve të fshehta që vendos SPAK me GJKKO, personat e interesuat i marrin vesh. Drejtoresha e SHISH jo.

Prandaj, drejtoresha paska qenë e paaftë. Për veten e vet të paktën.

Në fakt, nëse shefja e inteligjencës surprizohet me vendime të fshehta, atëherë problemi nuk është vetëm personi. Problemi është institucioni që prej kohësh na ka bindur se sekreti i tij më i madh është… se është kot fare sa nuk e merr vesh as kur lëshojnë urdhër arreste për të.

Ndaj jam kurioz të kuptoj çfarë sekretesh paska pasur drejtoresha e painformuar, për çështjen “AKSHI”?!

Zakonisht për shkak të nivelit të sekreteve që duhet të ketë ShIShëH, nxjerrja e tyre quhet spiunazh. Nëse e gjykojmë nga niveli i ulët i sekretit të përhapur, për të cilin hetohet, del që drejtoresha paska qenë vërtetë e paaftë për atë detyrë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.