☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,609 ▲0.41%
DOW 46,657 ▲0.33%
NASDAQ 21,988 ▲0.5%
NAFTA 112.51 ▲0.87%
ARI 4,680 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,718 ▲ +3.55% ETH $2,146 ▲ +4.11% XRP $1.3396 ▲ +3.01% SOL $81.7400 ▲ +2.41%
S&P 500 6,609 ▲0.41 % DOW 46,657 ▲0.33 % NASDAQ 21,988 ▲0.5 % NAFTA 112.51 ▲0.87 % ARI 4,680 ▲0 % S&P 500 6,609 ▲0.41 % DOW 46,657 ▲0.33 % NASDAQ 21,988 ▲0.5 % NAFTA 112.51 ▲0.87 % ARI 4,680 ▲0 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Shengeni rajonal, takim Rama-Vuçiç-Zaev

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Novi Sad të Serbisë, ku është takuar në një darkë zyrtare me presidentin serb Alexandar Vuçiç si dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ky takim vjen në kuadër të një marrëveshjeje që pritet të nënshkruajnë tre liderët për një mini Shengen brenda Ballkanit. Në darkën mes përfaqësuesve të lartë ka qenë edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç.

Më herët, në muajin shtator, Kryeministri Rama në një intervistë dhënë nga Nju-Jorku për mediet, paralajmëroi këtë takim duke thënë se “një takim mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë për të diskutuar hapat e bashkëpunimit midis vendeve. Sigurisht, ky takim nuk përjashton vendet e tjera, por është një ftesë ndaj fqinjëve për t’u bashkuar”.

Rama tha në këtë intervistë se ideja e një minishengeni rajonal është një prioritet i një rëndësie shumë të veçantë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.