Ekonomia

Shërbimi postar me ligj të ri

Shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë do të funksionojnë sipas një ligji të ri, i përcjellë së fundi për shqyrtim në parlament, nga Këshilli i Ministrave.
Posta-ShqiptarePr/ligji synon të përcaktojë rregullat për ofrimin dhe sigurimin e shërbimeve postare, rregullat për sigurimin dhe financimin e shërbimit universal postar në një treg konkurrues dhe kushtet për akses në rrjetin postar në Shqipëri.
Projektligji ka qëllim sigurimin e ofrimit të shërbimit universal postar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, mbrojtjen e interesave të përdoruesve dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të tyre.
Ligji, i organizuar në 63 nene, veçanërisht synon rregullimin e tarifave për ‘shërbimet postare universale’. “Shërbimi universal postar” nënkupton një minimum të përcaktuar shërbimesh të një cilësie të caktuar, i mundshëm për të gjithë përdoruesit në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike, me çmime të përballueshme.
Për përshtatjen e Postës Shqiptare me situatën e ofrimit të shërbimeve në një treg konkurrues, në projektligj është parashikuar një periudhë tranzitore për mbajtjen e shërbimit universal postar nga Posta Shqiptare deri në fund të vitit 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button