⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,053 ▼1.72%
DOW 48,948 ▼0.3%
NASDAQ 23,169 ▼2.97%
NAFTA 82.97 ▲0.64%
ARI 3,507 ▼4.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,710 ▼ -6.72% ETH $1,628 ▼ -8.51% XRP $0.9100 ▼ -6.59% SOL $69.2800 ▼ -6.58%
S&P 500 7,053 ▼1.72 % DOW 48,948 ▼0.3 % NASDAQ 23,169 ▼2.97 % NAFTA 82.97 ▲0.64 % ARI 3,507 ▼4.85 % S&P 500 7,053 ▼1.72 % DOW 48,948 ▼0.3 % NASDAQ 23,169 ▼2.97 % NAFTA 82.97 ▲0.64 % ARI 3,507 ▼4.85 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

Sheshi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Tuz përfiton internet falas

Sheshi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Tuz është pajisur me internet publik falas përmes iniciativës WiFi4WB, të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermanisë.

Sheshi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Tuz është pajisur me internet publik falas përmes iniciativës WiFi4WB, siç njofton Tv Boin. Nisma synon të përmirësojë qasjen e qytetarëve dhe vizitorëve në internet dhe në shërbimet digjitale.

Kjo nismë mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, zbatohet nga organizata GIZ në kuadër të projektit EU4Digital, ndërsa kompania One është partneri telekomunikues për realizimin e saj në Mal të Zi.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, e ka vlerësuar projektin si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të komunës dhe krijimit të hapësirave publike më të qasshme për të gjithë. Ai theksoi se interneti publik falas do t’u mundësojë qytetarëve dhe vizitorëve qasje më të lehtë në përmbajtjet digjitale, si dhe mundësi më të mira për informim, mësim dhe punë.

Nga kompania One kanë bërë të ditur se përmes kësaj iniciative synohet që lidhja cilësore me internetin të jetë e disponueshme për sa më shumë qytetarë, duke kontribuar në zhvillimin digjital të komuniteteve lokale. Në kuadër të projektit WiFi4WB, internet publik falas është vendosur edhe në Sheshin Anovi në Komunën e Zetës, me synimin që hapësirat publike në të dyja komunat të bëhen më të qasshme dhe të përshtatura me nevojat e jetës moderne.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.