Arte

Shëtitorja në qytetin e Belshit mban emrin e piktores bullgare me origjinë shqiptare Lika Janko

Ministri bullgar i Kulturës Prof.Velislav Minekov nderon artisten me rrënjë shqiptare

Liqeni i Belshit, shetitorja rreth tij e ndricuar nga një project i financuar falas nga qeveria bullgare,  vetë qyteti është kthyer në një atraksion të rëndësishëm turistik. Tashmë shetitorja buzë liqenit do të ketë emrin e piktores bullgare me origjinë shqiptare Lika Janko. Piktorja e denigruar nga regjimi komunist në bullgari, për shkak të frymës perëndimore në pikturat e saj sidomos e ndikuar nga Van Gogh, ishte vleresuar nga kritika perëndimore si “Pikaso me fustan”, lindi në Sofje në 19 mars 1928, si Evangjelia Grabova, pasi i ati kishte emigruar atje nga fshati Grabovë i Gramshit.

Ditën e premte, më 22 tetor 2021, buzë liqenit të Belshit, u promovua emri Lika Janko, i shëtitores në Parkun e Liqenit të Belshit dhe Ministri bullgar Prof.Minekov, i cili zhvilloi një vizitë në Shqipëri me ftesë të ministres shqiptare te Kultures, Elva Margariti, preu shiritin e “pagezimin” e ketij sheshi, dhe përurimit për projektin e ndriçimit të rrugës “Lika Janko” me led  “All-in One Solar LED Lights Street”, financuar nga Republika e Bullgarisë.

Në ceremoninë zyrtare të përurimit ishin të pranishëm ambasadori bullgar z. Momçill Rajçevski, zëvendësministrja e Kulturës, znj. Meri Kumbe, Konsulli i Nderit të Bullgarisë z.Selim Hoxhaj, kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani dhe ekipi i Ambasadës Bullgare në Tiranë.

Lidhur me projektin e ndricimit, ambasadori bullgar Momçill Rajçevski, tha se: “Në kuadër të bashkëpunimeve tona, na erdhi ideja për projektin për ndriçimin modern sipas sistemit LED që punon me diell, sepse është shumë efektiv nga ana ekomomike. Kështu ne jemi të lumtur, sepse banorët e Belshit do të kenë diell edhe gjatë natës. Ndërkohë Bullgaria ka edhe projekte të tjera ndihmëse për nxitjen e turizmit edhe në Devoll, Elbasan, Bulqizë e të tjera”.

Ministri Minekov: Lika Janko ishte figurë e jashtëzakonshme

Ministri i Kulturës së Bullgarisë Prof.Velislav Minekov,  ka folur para të pranishmëve dhe medias së shumtë në këtë aktivitet zyrtar, për jetën e vështirë të piktores nën regjimin komunist dhe vlerat e artit të saj. Ministri Minekov tha se, “Lika Janko e cila u nda nga jeta në vitin 2001, ishte figurë e jashtëzakonshme.  Ajo nuk respektonte rregullat e regjimit të kaluar në fushën e arteve dhe për këtë ishte penalizuar nga regjimi i atëhershëm. Për atë nuk ishte rëndësi paraja.

Tani pikturat e saj janë me rëndësi shume të madhe, jo vetëm në Bullgari, nga koleksionistë dhe Galeri artesh. Rrethanat në të cilat ajo jetonte ishin trishtuese.  Ne kishin lidhje miqësore familjare. Babai im ishte mik i ngushtë i Likas dhe ajo ishte një person që kishte pak miq. Me babain tim kishte takime të përditëshme. Ata flisnin duke heshtuar.  Për fatin e keq të saj ajo jetonte në rrethana të këqija ekonomike e sociale. Ajo ishte e tepërt për kohën që jetoi, ishte e padëshirueshe për shoqërinë, ishte një grua e trishtueshme, nuk mbaj mend ta kisha parë ndonjëherë të buzeqeshte, ishte një filozofi njerzore. Eshtë një nder i madh që një emër i madh si Lika Janko, të ketë emrin kjo shetitore pranë liqenit të Belshit. Për mua Lika Janko është me rëndësi shumë të madhe për artin tone”. Kurse Kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani u shpreh se “Kjo është shetitorja më re e Belshit që merr këtë emër, emër që i bën nder qytetit tone”.

I pyetur nga media lidhur me pakicat bullgare në Shqipëri, Ministri bullgar i Kulturës Velislav Minekol u shprej se “Ne jemi falenderues për qeverine shqiptare e cila miratoi ligjin e pakicave ku janë përfshirë edhe pakicat bullgare në Shqipëri”.

Ministri Minekov ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri me ftesë të homologes së tij shqiptare Elva Margariti. Në takimin që patën, ministrat Margariti-Minekov biseduan mbi domosdoshmërinë për aktivizimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona, por dhe hartimin e projekteve konkrete jo vetëm për shkëmbime kulturore, për njohjen sa më të mirë të njëri-tjetrit, por edhe ekspertëve në fushën e digjitalizimit të trashëgimisë kulturore jomateriale, restaurimit etj. Në takim u diskutua edhe mundësia e hapjes së një Qendre Kulturore Bullgare në Tiranë, bazuar në një marrëveshje ndërqeveritare me Shqipërinë.

Kush është ministri bullgar i Kulturës, Prof.Velislav Minekov

Velislav Minekov është profesor në Akademinë Kombëtare të Arteve, që nga maj 2021 është emëruar Ministër i Kulturës. Ai është diplomuar në Akademinë Kombëtare të Arteve në vitin 1986, dhe u specializua në Hamburg, Gjermani. Ai është pedagog në sfera të ndryshme si skulpturë, dizajnim i metalit, përpunim artistik të metaleve, muratura artistike dhe restaurim në Bullgari, Gjermani, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka ekspozuar veprat e tij monumentale në Bullgari, Gjermani, SHBA, Rusi, Ukrainë, Kore, Spanjë, Itali, Luksenburg, Holandë, Danimarkë, Suedi, Zvicër, Singapor, Kinë, Marok, Liban, Bosnje Hercegovinë, Serbi, Brazil dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Velislav Minekov është një aktivist civil dhe politik. Ka marrë pjesë në nisma për të ndryshuar ligjet në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, punës në  muze, statusin ligjor të koleksionistëve dhe të drejtën e autorit.

Ka lindur ne 27 mars 1959, në Sofje Bullgari. Ai vjen nga një familje artistësh. Eshtë djali i skulptorit të njohur bullgar Velichko Minekov.

Në vitin 1978 u diplomua në Shkollën e Mesme të Arteve të Bukura në Sofje. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë Kombëtare të Artit në Sofje me profesorin Dimiter Daskalov. Në vitet 1987-1989 u specializua në dizanjin e metaleve në Hamburg me profesorin Jürgen Birthe. Që nga viti 1994 ka ligjëruar në Akademinë Kombëtare të Artit në Sofje.

Velislav Minekov është anëtar i bordit të Unionit i Artistëve Bullgarë, Unioni i Artistëve Profesionistë BBK në Gjermani dhe Anëtar Nderi i Qendrës Evropiane për Restaurimin dhe Skulpturën e Gurit në Wunsiedel, Gjermani.

Ded Kola

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button