☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.33 ▲3.33%
ARI 4,451 ▼2.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,363 ▼ -3.6% ETH $2,070 ▼ -5.82% XRP $1.3713 ▼ -4.48% SOL $87.6600 ▼ -6.06%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.33 ▲3.33 % ARI 4,451 ▼2.23 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.33 ▲3.33 % ARI 4,451 ▼2.23 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shfaqen pamjet nga vrasja e komisar Lamajt

FRROKU--MBULIM--25_2Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, Prokuroria shfaqi para Gjykatës për Krimet e Rënda një nga provat e saj më të forta në procesin penal ndaj të pandehurit Arben Frroku, nën akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të kryekomisarit Dritan Lamaj.

Ndërsa kamerat e mediave nuk u lejuan që të filmojnë këtë moment të shfaqjes së tre videove të sekuestruara si prova materiale nga kamerat e sigurisë përreth vendit ku ndodhi krimi, gazetarët e filmuan momentin e shfaqjes së momenteve kur u vra kryekomisari me celularë.

Në videon që u shpjegua nga prokurori Anton Martini, në një monitor shfaqet momenti kur pak çaste para vrasjes pranë shtëpisë së kryekomisarit Lamaj qarkullon një automjet BMW.

E ndërsa aty afrohet automjeti i Lamajt i cili përpiqet të parkojë, nga makina BMW që po e priste qëllohet me armë. I ndjeri Lamaj, del nga makina e tij dhe lëviz për disa metra derisa për shkak të plagëve rrëzohet i pajetë.

Për prokurorin Anton Martini është fakt i rëndësishëm momenti kur duket automjeti nga qëllohet e njëkohësisht edhe dëshmitari okular që tashmë është në mbrojtjen e shtetit, i cili e ka identifikuar Arben Frrokun si autor të krimit.

Dëshmitari me identitet të ndryshuar tashmë për shkaqe sigurie, do të sillet javën që vjen për të dëshmuar. Në këtë pikë Arben Frroku shpërtheu me akuza duke e konsideruar dëshmitarin si “UFO”, ndërkohë që i kërkoi llogari prokurorit nëse kishte gjë personale me të pasi prej 17 muajsh sipas Frrokut po mbahet pa të drejtë në burg, përderisa kokat e krimit janë jashtë. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.