☁️
Tiranë 19°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 81.47 ▲0.89%
ARI 4,338 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
₿ CRYPTO
BTC $66,350 ▲ +0.9% ETH $1,796 ▲ +4.13% XRP $1.2386 ▲ +4.45% SOL $74.0200 ▲ +3.96%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.47 ▲0.89 % ARI 4,338 ▼0.31 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.47 ▲0.89 % ARI 4,338 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
16 Jun 2026
Breaking
Kosova

Shfuqizimi i tarifës 3 euro për shoqëruesit e pacientëve dhe rasti në UP, IKD mirëpret aktgjykimet: Aktet nënligjore s’mund të krijojnë kompetenca dhe obligime që s’i lejon ligji

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mirëpritur dy aktgjykimet e Gjykatës Supreme në rastet e iniciuara nga IKD për mbrojtjen e interesit publik.

Rasti i parë ka të bëjë me shfuqizimin e tarifës prej 3 eurosh për shoqëruesit e pacientëve, të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa, rasti i dytë lidhet me shfuqizimin e disa dispozitave të Rregullores së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për procedurat përzgjedhëse të personelit akademik.

Në një konferencë për medie, hulumtuesja e lartë e IKD-së, Arrita Rezniqi tha se IKD ka arritur të përfaqësojë me sukses interesin publik në secilin rast të ngritur në Gjykatën Supreme për shfuqizimin e akteve nënligjore.

Lidhur me rastin e parë, Rezniqi tha se kanë kontestuar ligjshmërinë e dispozitave të Udhëzimit Administrativ për bashkëpagesat në shërbimet shëndetësore, pasi kanë vlerësuar se Ministria e Shëndetësisë ka krijuar një detyrim të ri financiar pa bazë ligjore.

Ajo shtoi se qëndrimi i tyre në padi ka qenë i qarë, duke theksuar se asnjë akt nënligjor nuk mund të krijojë obligime të reja për qytetarët përtej asaj që përcakton ligji.

Veç kësaj, Rezniqi theksoi se në padi kanë argumentuar se akti nënligjor duhet të ketë mbështetje të qartë në ligjin bazik dhe të mbetet brenda kufijve të tij si dhe, çdo tejkalim i këtyre kufijve përbën shkelje të parimit të legalitetit dhe hierarkisë së normave dhe cenon sigurinë juridike.

Ndërsa shoqërimi i pacientëve, sipas Rezniqit, nuk është zgjedhje e lirë, por buron nga kapacitetet e kufizuara të sistemit shëndetësor dhe shërben për plotësimin e nevojave bazike të pacientëve.

Kurse, lidhur me rastin kundër Universitetit të Prishtinës për shfuqizimin e disa dispozitave të Rregullores për procedurat përzgjedhëse të personelit akademik, hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme nuk e ndalon Universitetin që ta mbrojë integritetin akademik.

Ai shtoi se UP-ja ka të drejtë të kontrollojë nëse publikimi në një revistë shkencore është i vërtetë dhe plotëson standardet e kërkuara. Por, sipas tij, këtë duhet ta bëjë me rregulla të qarta dhe me prova konkrete. Shala tha se nëse një person vepron sipas rregullave që vlejnë në atë kohë, ai nuk mund të penalizohet më vonë për ndryshime që nuk varen prej tij.

hulumtuesi i lartë i IKD-së, shtoi se ky rast është i rëndësishëm jo vetëm për Universitetin e Prishtinës por edhe për të gjitha institucionet publike pasi parimi është i njëjtë: institucionet duhet të veprojnë brenda ligjit. Rregulloret nuk mund të krijojnë kompetenca të reja që ligji nuk i lejon. Dhe askush nuk mund të trajtohet në mënyrë të padrejtë përmes rregullave të paqarta.

Shala tha se për IKD-në, ky vendim është sukses i rëndësishëm në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe kontrollit gjyqësor ndaj akteve nënligjore.

Ai shtoi se institucionet duhet të mbrojnë cilësinë dhe integritetin, por këtë duhet ta bëjnë me ligj, me kritere të qarta dhe me procedurë të drejtë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.