☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,448 ▼ -1.87% ETH $2,211 ▼ -1.33% XRP $1.3283 ▼ -1.67% SOL $82.1900 ▼ -2.56%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Shija e tiranisë

Thonë se ushqimi na përcakton humorin, mënyrën se si shohim botën dhe të tjerët që na rrethojnë, pra jemi ajo që hamë.

hitlerPor çfarë hanin disa prej diktatorëve më të mëdhenj të historisë, dhe cilët ishin tekat e tyre. Këto i ka zbardhur në një libdër Victoria Clark dhe Melisa Scot. Me titullin “Darkat e diktatorëve; një shije tiranës”, dy autoret sjellin me fakte disa nga tekat më të çuditëshme, që nga Hitleri, Mao Ce Dong, Stalini e të tjerë.

Hitleri. Njihej si një vegjetarian. Në tryezën e tij nuk shtrohej asnjëherë mishi, e për më tepër eksperimentohej me kombinimet e frutave dhe perimeve aq shumë sa shpesh të ftuarit e tij mishngrënës e kishin të pamundur ta mbaronin pjatën. Si udhëheqës i një regjimit që bëri gjithë botën armiq, siguria ishte maksimale edhe në kuzhinë. Për këtë ishin të punësuar 15 vajza të reja, me organizëm të fortë dhe të shëndetshëm. Detyra e tyre ishte të provonin ushqimin jo vetëm për shijen, por edhe për helmimin. Nëse ato i mbijetonin për 45 minuta, atëherë pjata shërbehej në tavolinën e diktatorit.

Stalini. I pëlqenin pikniket dhe drekat e organizuara në natyrë. Në dreka të tilla harxhonte plot 6 orë dhe zakonisht orari ishte 11 e paradites me 5 të pasdites. Kishte pasion pijen dhe frika se mos ‘ofendohej’ bënte që të gjithë të ftuarit në piknik të pinin aq shumë sa besohet se disa kanë gjetur vdekjen nga toksikimi.

Mao Ce Dong. Ish-udhëheqësi kinez pëlqente mishin e skuqur dhe në një letër dërguar një mikut të tij gjatë viteve të luftës pranonte që ishte një ‘grykës’ i madh. “Unë ha shumë, dhe nxjerr shumë”, shkruan ai. Gjatë një vizite në Moskë mbeti i zhgënjyer pasi i kishin caktuar një banjo të papërdorshme për të.

Nicolae Ceausescu. Harrojeni Hitlerin, Stalinin e të tjerë. Kur vjen puna tek ushqimi, diktatori rumun ishte më paranojaku. I pëlqente në përgjithësi ushqimi, por më parë sigurohej që ai të mos ishte i helmuar. Për këtë kishte punësuar një kimist që e shoqëronte në çdo vizitë ndërkombëtare me një mini-laborator me vete ku kryente analizat e çdo pjate që shërbehej në tavolinë.

Josif Broz Tito. Diktatori i ish-Jugosllavisë shquhej për pasionin e tij të madh për lëngun e frutave dhe gjithmonë në vizitat jashtë shtetit e pinte me një kallam që e mbante përherë me vete, duke shmangur prekjen e gotës me buzë, nga frika se mos e helmonin.

Benito Musolini. Udhëheqësi i Italisë fashiste pëlqente ushqimet e skuqura dhe të thata, madje konsumonte aq shumë sa gjatë një vizite të një mjeku nazist gjerman u diagnostikua kaps.

Saddam Hussein. E përbashkëta e të gjithë dikatorëve është se ata vlerësonin ‘provuesit e ushqimit’ që ishin filtri i mbrojtjes së tyre nga helmimi, por edhe i testimit të shijes. Diktatori irakian nuk bënte përjashtim nga ky rregull. Për këtë ai kishte të ngarkuar një repart të tërë njerëzish besnikë, por vetëm të tij, jo të djalit Uday. Ky i fundit vrau një provues ushqimi të të atit pasi nuk i pëlqeu ajo që u shërbye në tavolinë.

Megjithatë, kimistët, shërbëtorët apo provuesit e ushqimit nuk i shpëtuan nga vdekja. Sot të gjitha ata nuk jetojnë më, madje disa prej tyre kanë vdekur edhe në mënyra të dhunshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.