Shiroka-Pula pas propozimit për presidente nga Kurti: Kam mysafirë nga Sarajeva
Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar pak momente më parë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të Republikës së Kosovës.
Pas propozimit, Shiroka-Pula nuk ka treguar nëse do ta pranojë kandidaturën për këtë post.
E kontaktuar nga RTV Dukagjini, ajo ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke mos komentuar propozimin e Kurtit.
“Kam mysafirë nga Sarajeva”, ka thënë Shiroka-Pula.
Ajo aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), ndërsa më herët ka ushtruar edhe funksionin e ministres së Energjisë dhe Minierave dhe ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.