Politika

Shkarkimi i zv/ministres Bejko, Rama: Në mospagesën e energjisë s’do pranohet asnjë justifikim

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sot zv/ministren e Mjedisit, Diana Bejko për kontributin e saj, por nuk ka kthyer vendimin për shkarkimin e saj pasi figuronte debitore në pagesën e energjisë elektrike për shtëpinë e dytë në Velipojë.

index51Rama shkruan në një postim në rrejtin social “Facebook” se, në mospagesën e energjisë s’do pranohet asnjë justifikim për askënd! As për 1 lek!

“E falënderoj znj.Bejko për kontributin si zv.ministre, por në mospagesën e energjisë s’do pranohet asnjë justifikim për askënd! As për 1 Lek!”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

Kreu i qeverisë, Edi Rama kërkoi mbrëmë shkarkimin e zv.ministres së Mjedisit, Diana Bejko pasi figuronte debitore për shtëpinë e dytë në Velipojë.

Menjëherë pas lajmit për shkarkim ka ardhur reagimi i Diana Bejkos, e cila përmes një njoftimi për mediat tha se, ka shlyer detyrimin pas njoftimit sot nga Ministria e Mjedisit dhe nuk është debitore ndaj OSHEE.

Mësohet gjithashtu se në kryeministri është ngritur një ekip i posaçëm që ndjek në kohë reale verifikimin e hollësishëm që OSSHE po i bën me urdhër të kryeministrit, çdo libreze të punonjësve të shtetit. Diana Bejko erdhi në detyrën e zv.ministres pasi u rreshtua me PS-në në listën e deputetëve të Shkodrës, si prurje e shoqërisë civile

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button