Ekonomia

Shkodër- Çela: Investimet e parealizuara në 20 vjet, OSHEE i mbylli për 20 ditë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur një sërë investimesh në qytetin e Shkodrës dhe të zonave përreth, duke i dhënë zgjidhje problemeve emergjente të harruara për 20 vite.

Janë rreth 500 mijë dollarë qe do te investohen në qytetin e Shkodrës, për disa projekte që prekin kryesisht periferinë, dhe që konsistojnë në vendosjen e rrjetit 20 kv dhe të linjave të reja ABC, të cilat sjellin cilësi më të mirë furnizimi me energji elektrike.

Administratori i OSHEE, Adrian Çela u ndal në lagjen Vakshar-Dracin, ku shoqëria vuri në “jetë” linjën 20 kv, e cila ishte ndërtuar 10 vjet më parë, por nuk ishte shfrytëzuar, duke i lënë banorët të furnizoheshin me cilësi të dobët.

“Për të vënë në punë këtë linjë të ‘fjetur’ dhe për tu ofruar banorëve shërbimin e duhur, OSHEE ndërtoi dy kabina të reja 20 kv, të standardit modern, po rikonstrukton 8 kabina, si dhe vendosi linja ABC për zonën përreth.

Administratori i OSHEE, Adrian inspekton projektet nga Vermoshi në Bushat dhe VelipojëVlen të theksohet prej 10 vitesh është bërë investimi në linjën 20 kV por ka qenë e “vdekur” sepse u ndërpre dhe u harrua, dhe në këto 10 vjet nuk kanë hyrë asnjëherë në shfrytëzim. Me investim tonë tashmë ky rrjet është në eficiencë të plotë dhe të 5000 mijë banorët përfitues po marrin shërbimin e duhur”, u shpreh administratori për mediat.

Aktualisht në zonën e ish Sanatoriumit po ndërtohen 2 kabina 20 kV dhe te lagja “3 heronjtë”, si dhe janë 2 kabina të reja, në këto 2 zona përfitojnë rreth 8 mijë banorë.

“Përmes projekteve u kemi zgjidhje rrjetit në disa lagje të Shkodrës për vetëm 20 ditë punë(me 6 milionë lekë), të cilat prisnin prej 20 vitesh ndërhyrjen e kompanisë, duke i lënë pa shërbimin e duhur”, theksoi z.Çela.

Sipas tij, fidrin e spitalit e kemi çliruar nga lidhjet e reja për ti garantuar këtij objekti furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor.

Në plazhin e Velipojës kemi përfunduar 2 kabina e pritet të ndërtohen dhe 2 të tjera.
“Në zonë e bushatit dua të theksoj se brenda muajve janar-shkurt do mbyllim atë gangrenë të viteve të shkuara për të vënë në eficencë n/stacionin e ri që është bërë që ë vitin 2007”, shtoi më tej administrator.

OSHEE po përfundon me bankën gjermane KfË një marrëveshje për të ndërtuar 5 fidera të rinj për të vënë në funksion N/stacionin e ri të Bushatit, si dhe do të investohet në rrjetin e tensionit të ulët e të mesëm (TU dhe TM)

Administratori i OSHEE, Adrian inspekton projektet nga Vermoshi në Bushat dhe VelipojëDisa nga projektet:

Në Shkodër, qytet, po rikonstruktohen 20 kabina, të cilat janë jashtë kushteve teknike, të lëna në harresë prej 20 vitesh

Spitali

Në dy muajt e fundit, OSHEE ndërmori një aksion duke pastruar linjat e abonentëve privat që lidheshin me fidrin e spitalit të Shkodrës
Shumë shpejt do të ndërtohet fidri unazor që jep garanci maksimale për furnizim pa ndërprje të energjisë për institucionin shëndetësor

Vermoshi

• Janë shtruar 7 km linjë e re 10 kv, si janë ndërtuar 3 kabina, përfitojnë 1200 banorë

Velipoja

• U ndërtuan dy kabina të reja, duke përqëndruar 10 kabinat ekzistuese, të cilat shpërndarë dhe vendosur në ccdo cep banese pallati
• Investimi me vlerë rreth 250 mijë USD parashikon rrjet të ri ABC, etj
• Përfitojnë 5000 banorë

Vasil Shanto
• Shumë shpejt do të nisë investimi në lagjen “Vasil Shanto”, në hyrje të qytetit. Kjo lagje banohet nga pakicat rome dhe për 25 vjet është lënë në harresë që kur u ndërtuan linjat e para dyzet vjet më parë

Arkëtimet

• Deri ne Muajin Nëntor 2015 për Rajonin e Shkodrës janë arkëtuar 4.9 miliardë lekë ose rreth 76% më shumë se deri në Nëntor 2014, të cilat ishin në nivelet 2.8 miliardë.

Humbjet
Humbjet janë në masën e rreth 45% deri në muajin nëntor 2015, dhe krahasuar me vitin 2014 kemi nje reduktim ne masën e 7%, kurse në raport me 2013-n, u reduktuan me 16%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button