Ekonomia

Shkodër, në radhë për kolaudimin

Kolaudimi i automjetit në qarkun Shkodër është kthyer në një sfidë të vërtetë. Drejtuesit e mjeteve nga zonat e ndryshme të qarkut kalojnë natën në radhë brenda mjeteve të tyre.

Ka disa që kanë në radhë prej 5 ditësh. Si në çdo rast kur ka kërkesa për shërbime, edhe në Shkodër ka nisur shitja e radhës për kolaudim.

Kjo ka çuar edhe në protestë të drejtuesve të mjeteve, të cilët bllokuan një ditë më parë edhe rrugën nacionale.

Radha para ambienteve të kolaudimit ka shkuar në dy kilometra dhe sipas punonjësve të kompanisë SGS, kjo ndodh për shkak se të gjithë drejtuesit e mjeteve e lënë kolaudimin e mjetit të tyre për ditët e fundit të vitit, ndërsa gjatë periudhës nuk ka radhë të mjeteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button