🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,607 ▲0.36%
DOW 46,618 ▲0.24%
NASDAQ 21,987 ▲0.49%
NAFTA 112.31 ▲0.69%
ARI 4,677 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,874 ▲ +3.68% ETH $2,144 ▲ +4% XRP $1.3410 ▲ +2.95% SOL $81.8600 ▲ +2.42%
S&P 500 6,607 ▲0.36 % DOW 46,618 ▲0.24 % NASDAQ 21,987 ▲0.49 % NAFTA 112.31 ▲0.69 % ARI 4,677 ▼0.06 % S&P 500 6,607 ▲0.36 % DOW 46,618 ▲0.24 % NASDAQ 21,987 ▲0.49 % NAFTA 112.31 ▲0.69 % ARI 4,677 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shkolla e Magjistraturës do të pësojë ndryshime që do të diktohen nga Reforma në Drejtësi

Shkolla e Magjistraturës do të vazhdojë të mbetet pika qendrore për trajnimin fillestar dhe vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Reforma në Drejtësi nuk do të ndryshojë këtë pozicion të Shkollës së Magjistraturës.

Megjithatë, Richard Regner dhe Marjana Semini, ekspertë të nivelit të lartë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e e Drejtësisë shprehen se Shkolla e Magjistraturës do të pësojë ndryshime që do të diktohen nga Reforma në Drejtësi.

Kështu, p.sh. parashikimi i provimit të shtetit për juristët do të sjellë ndryshime edhe në provimin hyrës së kësaj shkolle.

Gjithashtu, ndryshimet e planifikuara në administrimin e sistemit të drejtësisë do të rrisin më tej cilësinë e arsimimit të ofruar nga Shkolla e Magjistraturës dhe do të zgjidhin disa prej problemeve të identifikuara.

Masat e tjera të planifikuara që do të kenë ndikim mbi ligjin për Shkollën e Magjistraturës, i shërbejnë qëllimit të konsolidimit të mëtejshëm të arritjeve të Shkollës së Magjistraturës, si përditësimit të metodave të trajnimit, vlerësimit dhe certifikimit të kualifikimeve profesionale gjatë trajnimit fillestar për magjistratët; si dhe zhvillimit të trajnimeve më të specializuara dhe zgjerimit të aktiviteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për profesionistët e tjerë të rëndësishëm si avokatët e shtetit, këshilltarët në Gjykatën e Lartë dhe punonjësit në administratën gjyqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.