🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,696 ▼ -1.39% ETH $2,219 ▼ -0.6% XRP $1.3304 ▼ -1.08% SOL $82.3500 ▼ -1.94%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Shkon në pesë numri i të arrestuarve për terrorizëm

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 01:40, në Rajonin e Prishtinës, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, konkretisht në afërsi të liqenit të Badovcit, njësitet relevante policore fillimisht kanë ndaluar dhe njëherit arrestuar tre (3) persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar për përfshirje në vepra penale, që sipas kodit penal të Kosovës ndërlidhen me terrorizëm.

Sipas njoftimit të Policisë, personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra e tipit Golf (II) ndërsa tjetra e tipit Passat, që të dyja me ngjyrë të kuqe, të cilat më pastaj janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

“Për të kryer hetime intensive lidhur me rastin, me kohë janë inkuadruar të gjitha njësitet relevante policore, duke përfshirë edhe njësitet kundër terrorizmit të cilët si rezultat i punës së pandërprerë kanë arritur që të arrestojnë edhe dy (2) persona tjerë të dyshuar, të cilët kanë qenë të ndërlidhur me tre (3) personat e parë të arrestuar”.

Sipas PK-së, të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente dhe pesë (5) personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore.
“Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtutjeshme dhe për këtë arsye nuk mund të japim më shumë informacione”, përfundohet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.