🌧️
Tiranë 5°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.12 ▼1.44%
ARI 4,398 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,922 ▼ -2.98% ETH $2,069 ▼ -4.45% XRP $1.3645 ▼ -3.49% SOL $86.7000 ▼ -4.93%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.12 ▼1.44 % ARI 4,398 ▲0.48 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.12 ▼1.44 % ARI 4,398 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shkupi, Beogradi, Sarajeva në listën e vendeve më eficiente për investime: Tirana mungon

Tirana dhe rajone të tjera të vendit mungojnë sërish në renditjen e këtij viti “Qytetet dhe rajonet europiane të së ardhmes, për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, 2016-2017”, të publikuar nga FDI Inteligence, njësia inteligjente e Financial Times.

Në të kundërt, Shkupi i Maqedonisë renditet i pari në Europë, si qytet dhe si rajon, në listën e qyteteve të vogla europiane për sa i përket eficiencës së kostos, për të tretin vit radhazi. Në të njëjtën renditje, por e matur për qytetet e mëdha të së ardhmes që janë më eficiente, Beogradi renditet në vend të tetë në Europë. Edhe Sarajeva është e gjashta në listën e qyteteve të mesme për këtë tregues.

Stip e Maqedonisë, Prijedor e Bosnjës, Sombor, Vranje e Zajecar të Serbisë janë mikroqytete europiane që vlerësohet se janë eficiente në kosto për të tërhequr investime të huaja.

Shkupi është i gjashti në Europë nga qytetet e vogla europiane për strategjinë në tërheqjen e investimeve të huaja, duke u renditur krah qyteteve nga Britania e Madhe, Franca, Belgjika, Republika Çeke. Edhe Stip është në të njëjtën renditje, por për qytetet e vogla.

Zagrebi i Kroacisë është i nënti në listën e qyteteve të së ardhmes së Europës Juglindore, dhe i katërti në renditjen e qyteteve të mëdha europiane sipas kapitalit njerëzor dhe stilit të jetës.

Pse qytetet e Shqipërisë nuk janë eficiente për investitorët e huaj

Treguesi i eficiencës së kostos i matur nga FDI Inteligence, sipas metodologjisë së shpjeguar prej saj, merr parasysh elemente të tilla si paga mesatare e punonjësve të kualifikuar dhe të pakualifikuar, qiraja për zyra sipas standardeve të ndryshme, paga minimale, kosto e hapjes së biznesit, kosto e regjistrimit të pasurisë, kosto e lejeve të ndërtimit, çmimet e naftës, çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje, kosto e energjisë, tatim fitimi, TVSH, normën totale të taksave në % të fitimit dhe të ardhurat për frymë të vendit, të matura sipas fuqisë blerëse.

Ndërsa Shqipëria është konkurruese në pagë dhe në qira, ajo është tepër jokonkurruese në çmimet e naftës, që janë më të lartat në rajon dhe sidomos në normën e taksave në përqindje ndaj fitimit, që sipas raportit Doing Business të Bankës Botërore është 36.5%, më i larti në rajon, së bashku me Serbinë. Gjithsesi,  ky i fundit e amortizon përmes subvencioneve që u jep kompanive të huaja, si për vende pune të hapura, ashtu dhe mjediseve (ndërtesë, apo tokë). Shqipëria ka normën më të lartë të TVSH-së dhe tatimfitimit, (20% dhe 15% përkatësisht) së bashku me Serbinë, si dhe të kontributit të sigurimeve shoqërore të paguar nga punëdhënësi (shënim i Monitor).

Renditja europiane, kryesojnë qytetet novative

Për të realizuar renditen e Investimeve të Huaja Direkte, Financial Times mbledh të dhëna nga 481 zona në shtetet europiane (294 qytete, 148 rajone dhe 39 kompani partnere lokale) në pesë kategori: potenciali ekonomik, mjedisi i punës, eficienca e kostos, infrastruktura dhe klima e favorshme e biznesit.

Në renditjen e 2016-2017 për të gjithë Europën, mbizotëron Londra, një pozicion që ajo e mban që prej vitit 2006. Investimet në programe dhe IT përbëjnë rreth 40% të totalit për Londrën. Ajo po konkurrohet fort nga Parisi në vendin e dytë  dhe Dublini në të tretin (edhe ky i fundit po bëhet një nyje kyçe për IT dhe programet). Parisi vlerësohet si qytet inovativ, që ka numrin më të lartë të patentave të dhëna si dhe universitete të mira. 6 qytete gjermane janë në listën e 20 më të mirëve për 2016-2017 (shih tabelën në fund).

renditja1

renditja2

renditja3

renditja4

renditja5

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.