🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 83.19 ▼0.31%
ARI 5,224 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.19 ▼0.31 % ARI 5,224 ▼0.35 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.19 ▼0.31 % ARI 5,224 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Shkupi kërkon shpjegim për praninë e agjentit serb gjatë dhunës së 27 prillit në parlament

Autoritetet shtetërore maqedonase i kanë kërkuar ambasadores serbe në Shkup që të shpjegojë praninë e këshilltarit të kësaj ambasade në sulmet e dhunshme brenda parlamentit të Maqedonisë më 27 prill. Këshilltari Goran Zhivaljeviç është njëkohësisht oficer i shërbimit serb të zbulimit, BIA.

Ambasadorja, Dushanka Divjak-Tomiç pritet brenda ditës së premte të shpjegohet në Ministrinë maqedonase të Punëve të Jashtme lidhur me incidentin.

Por, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi të shkurtër me kryeministrin e mandatuar të Maqedonisë, Zoran Zaev, të mërkuren në mbrëmje në Bruksel, është shprehur se agjenti Zhivaljeviç nuk ka kryer ndonjë vepër penale me praninë e tij në turmë, “sepse kjo është detyrë e tij”.

Edhe ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç është shprehur ngjashëm, se “këshilltari i Ambasadës ka qenë aty për të parë nëse ka shtetas serbë të përfshirë në ato zhvillime”.

Ndërkaq, Zaev shpreson se shërbimet përkatëse do të japin përgjigje mbi rolin e agjentit serb në ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.

Marrëdhëniet midis autoriteteve më të larta serbe dhe kryeministrit të mandatuar maqedonas, nuk shihen si të mira, prej se ky i fundit kritikonte nëpër intervista presidentin e zgjedhur serb për një qasje nacionaliste dhe përpjekje për ndjelljen e frikës në Serbi pas asaj që po i ndodhte Maqedonisë me fitoren e social-demokratëve.

Ndërsa, kryeministri serb Vuçiç kishte komentuar se Zaev po përzihej në punët e brendshme të shtetit fqinj.

Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së, ndërhynë me dhunë në parlamentin e Maqedonisë më 27 prill, pak pasi shumica parlamentare e përbërë nga Lidhja Social-demokrate dhe partitë politike shqiptare, zgjodhi Talat Xhaferin për kryetar të parlamentit.

Disa deputetë u lënduan nga pasoat e dhunës, përfshirë udhëheqësin e Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Një gjykatë në Shkup u caktoi dënime me kusht nëntë të akuzuarve për përfshirje në ngjarjet e dhunshme në parlament.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.