☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,753 ▲0.56%
DOW 53,956 ▲0.13%
NASDAQ 26,672 ▲1.23%
NAFTA 78.15 ▲1.11%
ARI 4,409 ▲2.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,918 ▲ +0.45% ETH $1,919 ▲ +0.39% XRP $1.0282 ▼ -2.01% SOL $73.9200 ▲ +0.83%
S&P 500 7,753 ▲0.56 % DOW 53,956 ▲0.13 % NASDAQ 26,672 ▲1.23 % NAFTA 78.15 ▲1.11 % ARI 4,409 ▲2.54 % S&P 500 7,753 ▲0.56 % DOW 53,956 ▲0.13 % NASDAQ 26,672 ▲1.23 % NAFTA 78.15 ▲1.11 % ARI 4,409 ▲2.54 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë

“Mungojnë vetëm gjirafat që të bëhemi metropol zoologjik”. Kështu thonë qytetarët duke komentuar paraqitjen e gjarpërinjve në disa zona të frekuentuara të Shkupit.

Paraqitja e gjarpërinjve ka nxitur reagime të shumta e në rrjetet sociale ku qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet kompetente dhe ndërmarrjet publike.

”Bëj kujdes, duhet të mbajnë llogari më shumë për fëmijët sepse ato janë neper parqe dhe rreth lumit. Atë duhet ta bëjnë nga qeveria dhe tjerët që janë kompetent. Nga cila komunë jeni ju? Jam nga Gazibaba. Si është atje? Shumë mirë, vetëm mungojnë gjirafat dhe të bëhemi metropole botërore me të gjitha llojet e kafshëve.”- tha një qytetar.

“Gjarpërinj ka gjithmonë dhe ka. Nga cila komunë jeni ju? Gazibabë.” – tha një qytetar.

”Nëse ka barë të pa kositur dhe nëse ka mbeturina do të ketë edhe gjarpërinj e atje ku është pastër dhe ka banorë nuk ka por ku ka banesa të zbrazura do të ketë edhe gjarpërinj edhe tjerë zvarranikë.”- tha një qytetar.

”Unë frikësohem nga gjarpërinjtë por nuk kam parë. Çfarë duhet të ndërmerret? Duhet të ndërmerren masa që të mos paraqiten.- tha një qytetar.

Sipas raportimeve të qytetarëve, gjarpërinj janë vërejtur në Lisiçe, pranë tregut me shumicë, në lagjen Aerodrom por edhe në disa lagje tjera të Shkupit.

Dërguam pyetje deri tek Qyteti i Shkupit, se çfarë masash janë ndërmarrë në lidhje me paraqitjen e gjarpërinjve në vendet urbane por nga atje ende nuk kemi përgjigje. Sipas përgjegjësive, dezinfektimi, deratizimi dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike bie mbi komunat, të cilat duhet të kujdesen edhe pastrimin e parcelave të lëna pas dore ku gjarpërinjtë zakonisht strehohen dhe shumohen./ Alsat.mk

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.